Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

769 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi dhe Lukaku, cfare po ndodh? “Nese do pranojme te verteten, duhet te themi se sot eshte Interi ai qe…”

Hakimi dhe Lukaku, cfare po ndodh? “Nese do pranojme te verteten, duhet te themi se sot eshte Interi ai qe…”
Inter Club Staff

Tuttosport ka dashur te ndalet ne vecanti te e kaluara e Interit diten e sotme ne faqet e saj dhe ka folur per dy ish-lojtare te Interit.

Behet fjale per Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi qe nuk eshte se po kalojne momentet e tyre me te mira me Chelsea dhe PSG.

“Duhet pranuar, nuk eshte aspak nje moment i arte ky qe po kalon Romelu Lukaku me Chelsea dhe Hakimi me Paris Saint Germain.”

“Ne kete moment qe po flasim, belgu nuk shenon qe prej 22 shtatorit ne Premier League dhe nuk jep nje assist qe nga 29 gushti.”

“Jane shifra qe vrasin keto, shifra qe te bejne te mendosh gjate per shifren e investuar nga Chelsea per te.”

“Nderkohe, ai ka luajtur vetem njehere titullar ne gjashte ndeshjet e fundit. Nje shifer tjeter shume shqetesuese per belgun qe deri para pak kohesh konsiderohej nje nga me te fortet ne bote tek Interi.”

“Nga ana tjeter eshte Hakimi i cili vazhdon te luaje por ne Europe nuk ka kontribuar ne asnje gol te vetem sa here ka luajtur.”

“Nese do pranojme te verteten, duhet te themi se sot eshte Interi ai qe i mungon lojtareve dhe jo e kunderta. E kush do ta kishte thene dicka te tille ne vere? Sa i cuditshem futbolli.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.