Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

671 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi, zbulohet strategjia ‘e piset’ e PSG: “Ata po mundohen qe te shtyjne Interin qe te…”

Hakimi, zbulohet strategjia ‘e piset’ e PSG: “Ata po mundohen qe te shtyjne Interin qe te…”
Inter Club Staff

Jane me te vertete ore te rendesishme per te ardhmen e Achraf Hakimi por dicka e cuditshme po ndodh.

Nderkohe qe te gjithe prisnin qe Interi dhe PSG te mbyllnin marreveshjen per shitjen e tij, francezet duket se… nuk po ndihen me.

Me sa duket, kjo eshte e gjitha nje strategji nga ana e tyre ‘e piset’ deri diku, duke qene se po mundohen te detyrojne Interin ta shese me lire lojtarin.

Pse? Me sa duket ata e dine shume mire se Interi ka vendosur te shese Hakimin dhe mendojne se duke u vonuar, mund te bejne qe Interi te ule kerkesat e saj.

Per kete ka folur sot Correire dello Sport, e cila tregon: “Ka kaluar plot nje jave qe prej dites kur Paris Saint-Germain ka bere oferten e pare per Hakimin.”

“Ka qene nje oferte e papritur per opinonin publik, sepse askush nuk e priste qe Hakimi te ishte i sakrifikuari.”

“Por ai eshte lojtari me i kerkuar ne merkato dhe dihet tashme qe ne situata te tilla ekonomike, ligjin e ben pikerisht merkato.”

“Keshtu, PSG rreth nje jave me pare i ofroi Interit plot 70 milione euro: 60 milione euro direkt cash plus edhe 10 milione bonuse.”

“Por jo, Interi dhe Marotta e kane refuzuar menjehere kete oferte per PSG por pa e mbyllur porten per ta.”

“Faleminderit per oferten, por ne per Hakimin pretendojme 80 milione euro cash, pa bonuse ka qene pergjigja e klubit zikalter.”

“Interi vertete kerkon 80 milione euro per Achraf Hakimin dhe nga ana tjeter shpreson qe te futet ne gare edhe Chelsea per te.”

“Por qe prej asaj dite, Leonardo nuk eshte bere me i gjalle per Hakimin dhe nuk ka ardhur asnje sinjal apo oferte tjeter.”

“Natyrisht ka filluar nje loje shahu, se kush bie i pari. Nje loje deri diku e piset ne dem te Interit sepse duke qene se Interi duhet te shese, PSG po mundohet te ule cmimin.”

“Nga ana tjeter PSG nuk ka qendruar kot: ka arritur nje marreveshje me lojtarin qe i ka zgjedhur tashme ata si destinacion i ardhshem.”

“Por mbase PSG ka harruar nje fakt te rendesishem: tek Interi ndodhet Beppe Marotta. E tratativa per Mauro Icardin mbase mund ti kujtoje dicka se ke kane perballe.”

“Gjithesesi pritet qe shume e rendesishme te jete edhe java e ardhshme per te gjithe ku mbase mund te vije edhe nje oferte tjeter ose pse jo, te futet ne gare zyrtarisht edhe Chelsea.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.