Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

200 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Mattino zbulon prapaskenat: “Spalletti eshte shume i lenduar nga Interi: ai deshiron te hakmerret per…”

Il Mattino zbulon prapaskenat: “Spalletti eshte shume i lenduar nga Interi: ai deshiron te hakmerret per…”
Inter Club Staff

Ne edicionin e saj te perditshem, gazeta italiane Il Mattino, ka dashur te ndalet te eksperienca e fundit e Spallettit tek Interi.

Sipas tyre, Spalletti ka mbetur shume i lenduar nga klubi zikalter dhe e konsideron shkarkimin nga Interi nje plage te hapur.

“Spalletti ka pasur shume deshire dhe vullnet per te punuar tek Interi. Ai mendon se ka dhene maksimumin por ne kembim ka marre shume pak.”

“Sapo ne Milano ka ardhur Marotta, u pa shume qarte se Spalletti do te largohej sepse ai kurre nuk ka shkuar mire me te.”

“Por Spalletti ishte tranjeri qe beri dy sezone shume te mira tek Interi, ishte ai qe dergoi zikalterit pas shume vitesh ne Champions.”

“Spalettit i vune mbi koke deshtime per te cilat ai nuk ishte fajtor kryesor: flopi i Candreves, Perisic dhe Nainggolan peshoi mbi te.”

“Por ai gjithmone diti si te ngrihej, diti si ta mbante Interin ne loje edhe ne mesin e stuhise se Mauro Icardit dhe Wanda Nares.”

“Ai madje dergoi ne Serie B edhe mikun e tij, me ate fitore ne fund ndaj Andreazzolit qe i siguroi Interit pjesemarrjen ne Champions League.”

“Spalletti eshte nje njeri i drejte. Pikerisht per kete ka mbetur shume i lenduar qe Interi e hoqi si fajtorin e pare duke marre Conten. E pikerisht per kete ai do te tentoje hakmarrjen duke nisur nga Milano…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.