Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

320 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, a e dini kush eshte kryevepra e fundit e Antonio Contes? “Ai ka vetem nje emer: quhet…”

Inter, a e dini kush eshte kryevepra e fundit e Antonio Contes? “Ai ka vetem nje emer: quhet…”
Inter Club Staff

Autori i dy golave ne dy ndeshjet e fituara te Interit ndaj Cagliarit dhe Verones, Matteo Darmian, eshte vetem i fundit nga lojtaret qe ne drejtimin e Contes jane transformuar ne lojtare te “25” te skuadres se tij.

Keshtu shkruan La Gazzetta dello Sport, e cila tregon edhe njehere transformimin qe ish-lojtari i Parmes ka pesuar me Conten.

Nje transformim ky qe ka ndodhur ne menyre te ndryshme nga ai qe ka ndodhur ne dy vite me Lukaku, Barella, Bastoni apo edhe Hakimi. Darmian eshte thjesht i fundit.

Duke perjashtuar Big Rom, “te gjithe lojtaret e tjere kane bere nje rrugetim pak a shume te njejte. Nje nisje si aventure jashte titullareve, duke u futur gradualisht por duke rritur impaktin e tyre me shpejtesi deri sa behen te pazevendesueshem per Interin.”

“Kjo histori tashme eshte e njohur dhe gjithcka ka filluar me Barella. Ne ndeshjen e pare ndaj LEcces ai e nisi nga pankina pas Vecino, Brozovic dhe Sensi.”

“Me pas, nje muaj me vone ne Barcelone luajti si titullar direkt. Per te qene titullar ka pritur edhe Bastoni, qe ka pritur radhen me Godin dhe Skriniar para tij si titullare.”

“Te gjithe e mbajne mend ate top te gjate per Barella ndaj Juves qe do te mbetet gjithmone si nje kartoline e rritjes se Bastonit.”

“Ne fund eshte Hakimi, me i shumeprituri sepse erdhi per 40 milione euro nga Real Madrid. Qe ne ndeshjen e pare ndaj Fiorentines ai e nisi ne stol, edhe pse menjehere ishte deciziv.”

“Tani marokeni eshte nje lojtar ndryshe nga ai qe ka qene te Dortmund. Mbron me mire. Dhe per kete merita eshte e njeriut qe ulet (asnjehere) ne pankinen zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.