Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

232 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, a e dini qe bilanci ne San Siro ndaj Juventusit i buzeqesh zikalterve? Ne 88 ndeshje ne Milano, ata…

Inter, a e dini qe bilanci ne San Siro ndaj Juventusit i buzeqesh zikalterve? Ne 88 ndeshje ne Milano, ata…
Inter Club Staff

Te dielen, ne oren 20:45 do te luhet sfida numer 175 ndermjet Interit dhe Juventusit dhe dueli i 88 ne Meazza.

Kesaj radhe skuadra e Antonio Contes dhe e ajo e Andrea Pirlos do te takohen per ndeshjen numer 18 ne Serie A.

Zikalterit vijne ne kete ndeshje ne vendin e dyte ne klasifikim dhe me 37 pike ne total e sfidojne Juvnetusin qe ka 33 pike.

Ne fushe do te zbrese sulmi me i mire i kampionatit, me 43 gola te shenuar qe eshte Interi dhe mbrojtja me e mire e kampionatit, qe eshte Juventusi me 16 gola te pesuar, po aq sa Verona dhe Napoli.

Ne fushe gjithashtu edhe dy sulmuesit me te mire te Serie A kete sezon e qe kane shenuar me shume, Romelu Lukaku dhe Cristiano Ronaldo.

Kjo do te jete sfida numer 175 ne Serie A ndermjet Interit dhe Juventusit dhe sfida numer 88 ne Meazza, ku Interi ka 35 futore, 28 barazime dhe 25 suksese jan eper Juventusin, me nje bilanc prej 135 golash te shenuar nga Interi.

Zikalterit kane marre deri ne kete moment pese fitore rresht ne Serie A, fitore qe nuk kane ardhur qe ne dhjetorin 2018 (shtate ne ate rast).

Zikalterit prezantohen ne kete ndeshje si skuadra e vendit te dyte me 37 pike te fituara, frut i 11 fitoreve, 4 barazimeve dhe 2 humbjeve, me 43 gola te shenuar dhe 23 gola te pesuar.

Interi eshte skuadra qe ka shenuar me shuem gola me koke nderkohe, me nente te tille dhe nga ana tjeter eshte Juvnetusi, nje skuader qe nuk ka pesuar asnje gol me koke kete sezon ne pese kampionatet e medha ne Europe.

Juventusi ka fituar tre ndeshjet e fundit jashte shtepise ne Serie A dhe hera e fundit qe ka bere me mire ka qene marsi i 2019, me kater te tilla.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.