Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

970 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte thumbon perseri drejtuesit e klubit? “Do te vije Moses? Nese e thote Di Marzio qe ka mardhenie te mira me…”

Inter, Conte thumbon perseri drejtuesit e klubit? “Do te vije Moses? Nese e thote Di Marzio qe ka mardhenie te mira me…”
Inter Club Staff

Ne fund ka qene vetem barazimi rezultati qe ka arritur Interi. Edhe pse zikalterit luajten shume minuta me 1 lojtar me shume, nuk ja dolen dot.

Nderkohe, Antonio Conte pasi ka folur per DAZN dhe ne konferencen per shtyp, eshte ndalur edhe per mikrofonat e Sky Sport.

Ne kete ndeshje dukej sikur Interi ishte ne kontroll. Po me pas, cfare ndodhi?

“Ndodhi ajo qe ne momentin tone me te mire, kur u kthyem te mbrojme pak, kemi pesuar gol ne nje sulm me shume lojtare.”

“Milinkovic-Savic eshte nje lojtar shume i veshtire per tu markuar me koke. Kemi pesuar nje por ndonjehere kemi shume pak fat.”

“Me siguri qe jam i lumtur per djemte e mi, viti ne kaluar ne Olimpico kemi vuajtur shume. Sot kemi krijuar disa raste per gol, por duhet te vazhdojme te punojme.”

Per fluiditetin e lojes te dy sulmuesve duhet te nderrosh njerin me emrin Lautaro gjithmone? Po Lukaku?

“Jo, i ka ndodhur vitin e kaluar Sanchez qe te luante me Lautaro Martinez dhe do i ndodhe perseri edhe pas kombetareve.”

“Do te kete rotacion. Sanchez mund te luaje me argjentinasin dhe me Lukaku. Nuk ka asnje problem,”

“Lukaku dhe Lautaro jane realizues me te mire. Alexis leviz me shume, ka kualitet, por eshte nje sulmues dhe une pres nga ai te beje edhe gola.”

Perisic? 

“Ideja ime eshte qe te gjithe te jene protagoniste. E dime shume mire qe ai beri nje assist dhe bravo atij, sepse po ben gjithcka me vendosmeri. Young pas gjashte muajsh me mua eshte nje lojtar qe mund te besosh fare mire ne cdo moment.”

“Duam nje futboll te mire de Ivan po ben mire. Nese ka luajtur titullar, ka luajtur sepse kam bere rotacion. Kam besim tek ai dhe te te tjeret.”

Rikthehet Moses tek Interi?

“Ju e dini shume mire qe per merkaton nuk flas. Kete e bejne drejtuesit. Une them gjerat e mia te drejtuesit dhe ata me pas punojne. Ata e dine se cfare duhet te bejne dhe cfare jo.”

“Ajo qe na duhet ndonjehere mund te behet e ne ndonjehere jo. Duhet te pyesni ata qe merren me kete pune.”

“Si? Kete lajm e ka dhene Di Marzio? Atehere nese e ka dhene ai… Ai ka raporte direkte dhe te aferta mbase…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.