Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

453 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, a e dini qe jane njembedhjete lojtar ne shitje? “Ja lista e plote: te gjithe bashke mund te sjellin…’

Inter, a e dini qe jane njembedhjete lojtar ne shitje? “Ja lista e plote: te gjithe bashke mund te sjellin…’
Inter Club Staff

Inter, ne 30 qershor, do te mbylle nje bilanc me humbje teper te medha per shkak te pandemise, me shifra qe kalojne 170-180 milione euro (humbje).

Kjo, sepse vetem ne dhjetor eshte regjisruar humbja semestrale -65 milione euro, por duke shtuar edhe humbjet nga mungesa e tifozeve ne stadium, dalja nga Champions, e te tjera, alarmi i kuq thellohet edhe me shume.

Prandaj, qe ketu ka lindur nevoja e Interit per tu autofinancuar per te mbyllur keto humbje te medha edhe nepermejt merkatos.

Corriere dello Sport nderkohe tregon se deri ne daten 30 qershor, Interi ka nevojen te shese nje lojtar te madh dhe me te gjitha gjasat ai do te jete Hakimi.

Marokeni eshte ne drejtim te PSG prej kohesh dhe pritet nje sulm nga ata qe kete jave per te mbyllur gjithcka sa me shpejt.

Nderkohe, edhe Joao Mario te Sporting mund ti sjelle klubit 8 milione euro te tjera per portugezin qe te ardhme ne Milano nuk ka.

Por duket se Interi ka nje skuader te tere ne shitje, me te pakten njembedhjete lojtare te nxjere ne shitje.

Lista vazhdon me te lojtaret e rinj si Lucien Agoume, qe do te shitej per ndonje shifer te rendesishme ne drejtim te tij.

Por ne ‘skuadren e largimeve’, sipas Corriere dello Sport jane edhe lojtare si Matias Vecino dhe Roberto Gagliardini.

E njejta gje vlen edhe per Perisic qe fiton 4,7 milione euro, Vidal me 6,5 milione euro dhe Sanchez me 7 milione euro.

Nje skuader duhet gjendur edhe per Pinamontin i cili mund te perdoret edhe si objekt shkembimi me ndonje skuader tjeter.

Nderkohe, per Sensin, Inzaghi po mendohet por nese ndonje oferte do te vije, Interi do te mendohet sepse edhe ai eshte ne shitje.

Ne fund jane lojtaret qe rikthehen nga huazimi, me Dalbert qe vjen nga Rennes ku ka luajtur shume pak dhe nuk do te blihet per 12 milione eurot e rena dakord.

E njejta gje edhe per Valentino Lazaro ku Borussia Mönchengladbach nuk do paguaje 13,8 milione eurot e rena dakord.

Listes se gjate i shtohen edhe te rinjte si Salcedo, Brazao, Males, Vagiannidis, Esposito dhe Lorenzo Pirola.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.