Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

306 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano, fjale te ashpra per Conten: “Inter duhet te fitoje me Milanin. Conte po gabon shume me nje lojtar tek Interi.”

Cassano, fjale te ashpra per Conten: “Inter duhet te fitoje me Milanin. Conte po gabon shume me nje lojtar tek Interi.”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate nga Antonio Cassano per La Gazzetta dello Sport, ai eshte shprehur shume kritik per Conten per nje lojtar ne vecanti ne skuadren zikalter por ka folur edhe per te kaluaren e tij tek Interi dhe te Milani.

“Pa publik nuk eshte futboll. Por Covid ka ndryshuar jeten e te gjitheve, e nuk mund te ndalemi per kete gje.”

A do ja kishe dale dot tre muaj i mbyllur si ne NBA?

“Mbase me nje kohezgjatje te tille po. Por te besh nje kampionat te tille eshte nje makth, te kesh frike edhe nga shoku jot se mund te ngjise ndonje gje e me pas te perfundosh ne izolm…”

Ky derby cfare peshe do te kete te kampionati?

“Vjen shume shpejt, jemi ne javen e katert. Ka kohe plot per te rekuperuar. Por mendoj se me shume mund te marre nga ky derbi Interi.”

“Conte mendova se nuk do te qendronte pas atij shperthimi vjet, por me sa duket, gjerat jane rregulluar. Tani nuk mund te deshtoje: duhet te fitoje kampionatin.”

Pse?

“Sepse ka marre Vidal dhe Hakimi, Lautaro ka qendruar, ka nje skuader me te forte se sa vjet. Pirlo do te behet nje tranjer i madh, por eshte ne vitin e tij te pare. Conte eshte i detyruar qe te ndaloje kampionatet e Juventusit.”

Po Pioli?

“Pioli e meritonte te qendronte: ka bere nje kampionat te mire. Eshte kualifikuar per ne grupet e Europa League dhe me nje skuader shume te re.”

“Rangnick? Cfare ka fituar? Asgje… Stefano ka mbi shpine nje person te pergatitur si Maldini: serioz dhe te afte.”

Rikthehemi te derbi: Ibra apo Lukaku?

“Zlatan eshte me i miri lojtar ne kampionat: ai dhe Milani nuk e di se mjaftojne. Lukaku eshte i ri, i forte dhe i zoti, por nuk ka krahasim. Kur je 39 vjec nuk mjafton vetem forca fizike por duhet edhe kualitet e Ibra ka shume: pas Ronaldo fenomenit dhe Van Basten eshte ai.”

Celesat e sfides?

“Interi eshte favorite por Ibra mund te riktheje gjithcka nese Covidi nuk i ka hequr force. Rendimenti i Zlatan dhe Lukaku varet nga sa do te ndihmohen nga Calhanoglu dhe Lautaro. Toro eshte rikthyer dhe me kujton Agueron.”

Pse Eriksen ka kaq shume veshtiresi tek Interi?

“Ka nje problem taktik. Conte kete tip lojtari nuk e pelqen por Eriksen eshte nje top player, nje kampion. Ketu gabon Conte.”

“Ne kombetare shenon gjithmone, ne Premier League ishte nje fenomen dhe i pelqente Real Madrid. Conte eshte nje tranjer i madh por atij i pelqen ata si Vidal qe japin intensitet.”

“Ne vitin e pare Antonio donte te niste me nje 4-2-4 por me pas erdhi Pirlo e pothuajse nuk e donte… por ne te njejten kohe i ra fati ne dere.”

Imagjino sikur te jesh ti tranjeri i dy pankinave sot, si do te luaje?

“Une Eriksen nuk e heq kurre nga formacioni, kurre. Nese do isha Pioli do te luaja me nje 4-2-3-1 per te vene ne veshtiresi Interin ne krah. Pa Rebic do te zgjidhja Diaz dhe Saelemekers.”

Podi i kampionatit per ty?

“Interi dhe me pas Juventusi. Por kujdes Atalanten: Ilicic eshte nje lojtar i mrekullueshem, nese rikthehet edhe ai mund te ndodhe gjithcka. Milani? Do te luftoje per vendin e katert me Lazion, Napolin dhe Romen por nuk do te jete e thjeshte per ta.

Ti ke luajtur shume derbi: Roma, Madrid, Genova dhe Milano.

“Kam shenuar te te gjithe derbit qe kam luajtur. Miku im Dacourt me thoshte: “Derbit jane ndeshje te medha per lojtare te medhenj”: ishte normale te shenoja… (qesh). Por kur gjeje ne tunel Samuel perballe te futej frika menjehere…”

Ke dhene me shume te Milani apo te Interi?

“Te Milani. Kam fituar nje kampionat te bukur dhe nje Superkupe Italiane. Me ka shpetuar jeten ky klub kur kisha probleme ne zemer: Berlusconi de Galliani me kane trajtuar si nje femije.”

“Me Gallianin ne Kine ama bera nje sherr te shemtuar: kerkoja rinovimin, ai e shtynte diskutimin. Atehere kerkova te shitesha dhe shkova te Interi.”

Skuadra e zemres…

“Interi ishte nje enderr femijerie qe realizohej. Takova dy vellezer, Ausilion dhe Brancen. Shkoja shume dakort me Nagatomon, flas akoma me te. Perpara nje derbi hyra ne dhomen e tij ne 4 te mengjesit: fliinte me maske sysh, u hodh perpjete si nje mace e cmendur.”

E ardhmja: tv apo futboll?

“Do doja te beja drejtorin sportiv, por askush nuk me ka ofruar nje projekt serioz, konkret.”

Dekreti i ri qeveritar i ndaloi kalcetot. Si qendron ne forme?

“Une me futbollin me 5 e kam mbyllur. Luaj paddle. Duhet qe te parashikosh edhe levizjet e kundershtarit, duhet fantazi. Eshte loja e duhur per mua.”

Djali yt Christopher 9 vjec luan me Entellen…

“(I ndricojne syte)… Ketu duhet te jemi te kujdesshem… I vogli Lionel luan basketboll dhe futbolli nuk e terheq shume. Christopher ka nje prekje te mire topi dhe ka ne mendje vetem golin. Preferon Cristiano Ronaldon para Messit, difekti i vetem qe ka.”

Ne San Siro ka nje bluze edhe per ty sot…

“Do zgjidhja te luaja per Interin dhe ne kete futboll me kaq pak talente verdalle mund te kisha luajtur ende e nuk duhet te isha terhequr 4 vite me pare. Por nuk mund te jetojme me kujtime…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.