Inter, a e dini sa vlen kalimi i grupeve ne Champions League? “Jo vetem 20 milione: Inter deri me tani ka fituar plot…”
Eshte momenti qe te shihen edhe shifrat pas kalimit te grupeve nga ana e Interit ne Champions League.
Sa do te fitoje Interi ne fund te sezonit per rezultatet e arritura deri me tani nga skuadra e Simone Inzaghit ne Champions?
Keto jane shifrat e publikuara nga Tuttosport: “Keto 1/8 e finaleve per Interin vlejne direkt 9,6 milione euro.”
“Eshte shifra qe direkt UEFA i jep skuadrave qe kalojne ne fazen e dyte te UEFA Champions League ne kete sezon. Por prisni, jo cdo gje mbaron ketu.”
“Fitorja ndaj Shakhtar dhe kalimi i turit matematikisht, Interit do i japin mundesi qe te perfitoje ne fund te sezonit per rezultatet e arritura deri me tani, me shume se 60 milione euro.”
“Llogaritja behet shpejt: 15.64 milione vine per marrjen pjese ne Champions, 15.9 per ranking historik, 10.7 per market pool (shifer qe mund te rritet), 9.6 per kualifikimin, 9.33 milione euro per rezultatet e arritura deri me tani (2.8 milione per cdo fitore).”
“Pra, qe tani jane 61 milione euro qe jane fituar nga ana e Interit, por ketyre shifrave i duhen shtuar edhe rreth 10 milione euro qe jane fituar nga biletat e ndeshjeve ne San Siro.”
“Me shume jane fituar me Real Madrid, ku Interi ka siguruar 3,5 milione euro, dhe ishte koha kur stadiumi mund te mbushej vetem 50%.”
“Por kujdes, Interi mund te fitoje edhe 2,8 milione euro te tjera nese skuadra zikalter do te fitoje ndaj Real Madrid ne ndeshjen e fundit dhe nuk duhen harruar edhe bonuset e mundshme qe klubi do te fitoje nga sponsorat per kalimin e turit.”