Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

678 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte habit pas ndeshjes: “Jam shume i lumtur me Perisic. Mbrojtja me kater? Jo sepse eshte e thjeshte…”

Conte habit pas ndeshjes: “Jam shume i lumtur me Perisic. Mbrojtja me kater? Jo sepse eshte e thjeshte…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e DAZN pas barazimit ndaj Lazios, tekniku i Interit, Antonio Conte ka analizuar keshtu ndeshjen e sotme ne Olimpico.

Nje koment per ndeshjen e sotme?

“Kemi pesuar nje gol ne momentin tone me te mire sepse po dominonim ndeshjen.”

“Kemi krijuar raste te rendesishme per ta mbyllur, por Lazio ishte e zonja qe te bente nje aksion atipik duke sulmuar ne zone me shume lojtare.”

“Goli na ka hequr disa siguri. Por me pas kemi rrifilluar te luajme perseri dhe kemi kerkuar te shenojme, erdhi dhe ajo shtylle e paster.”

“Por duhet te vazhdojme te punojme. Jemi te kenaqur qe erdhem ketu dhe luajtem ne kete menyre. Duhet te vazhdojme keshtu nga ky kendveshtrim.”

Pra ju jeni te kenaqur nga kjo ndeshje e luajtur nga Interi?

“Ky eshte futbolli, une kam luajtur futboll. Nga ana e lojtareve te mi ka pasur shume deshire, kane qene ata te paret qe jane merzitur qe nuk kemi marre tre piket.”

“Kemi mbajtur nje rezultat te mire, vitin e kaluar i kemi dhene Lazios tre pike dhe besim qe te luftonin per kampionatin.”

“Ka qene nje ndeshje qe na tregon se jemi ne rrugen e duhur. Jane nje skuader e mire dhe ne i kemi krijuar jo pak probleme atyre.”

Ivan Perisic?

“Jam shume i lumtur per Ivan, eshte nje lojtar qe ne krahun e tij mund te beje si situata sulmuese mire por interpreton mire edhe dyluftimet nje kunder nje.”

“Nga Ivan shoh shume deshire dhe shume aplikim, po me surprizon vertete ne menyre pozitive per nga menyra se si po punon.”

Lazio-Inter

“Jam i lumtur per ate qe ka bere sot, keto ndeshje te rrisin eksperiencen. Jam shume i lumtur per paraqitjen e tij dhe te gjithe skuadres.”

Niccolo Barella si trekuartist?

“Ka bere nje ndeshje te mire, edhe ne Cagliari ka luajtur ne kete pozicion: ne ate pozicion i jep sasi te mire skuadres, sulmuesi ka me shume thellesi dhe me shume ekuiliber prapa.”

“I ndihmon shume mbrojtesit. Po mesoj mesushoret qe kam ne dispozicion qe te luajne ne te treja pozicionet e mesfsuhes. Jam shume i lumtur, po kam pergjigje te mira nga te gjithe,”

Ndryshimi i modulit me kater?

“Ne situata ekstreme edhe ndryshohet. Por kur behet kjo gje, te heq siguri taktike te rendesishme. Gjithcka bazohet te momenti dhe behet e paparashikueshme edhe per ne. Eshte e thjeshte te humbasesh rrugen ashtu.”

“Me Fiorentinen ja dolem, me Bolognen viti ne kaluar humbem. Te ndryshosh sistemin per nevoje ndodh, por nese do te rekuperosh, rrezikon edhe te pesosh.”

“Kur vazhdon te luash me sistemin tend, vazhdon te kesh siguri.”

Alexis Sanchez?

“Ai eshte nje njeri shume i dobishem per neve. Ne kemi dy sulmues, Alexis dhe Pinamonti, qe eshte nje i ri i rritur ketu.”

“Jemi ne rrugen e duhur, do te jete nje sezon shume impenjativ. Alexis eshte me pak goleador por me shume kualitativ. E alternoj qe te luaje edhe me Lukakun por edhe me Lautaron.”

Juventus-Napoli?

“Ka persona me kompetente qe mund te flasin per keto situata. Eshte Liga dhe Federata, eshte e drejte qe ata te marrin vendimet ne menyren me te mire te mundshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.