Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

622 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ‘all in’ per Brozovic: “Ja super oferta e re qe ka menduar Marotta: ai do te behet lojtari me…”

Inter, ‘all in’ per Brozovic: “Ja super oferta e re qe ka menduar Marotta: ai do te behet lojtari me…”
Inter Club Staff

Rinovime per tu zgjidhur – shiko Brozon – por jo vetem: Interi po shikon me shume kujdes gjithandej, por prioritet kane lojtaret qe jane ne shtepi dhe qe duhet te qendrojne.

Me sa duket, sipas asaj qe shkruan sot La Gazzetta dello Sport, ka lajme te rendesishme edhe per sa i perket rinovimit te mesfushorit qendror kroat.

Zikalterit, sipas asaj qe eshte bere me dije, i kane vene Brozovic ne tavoline nje kontrate me 5,5 milione euro plus bonuse.

Kjo eshte nje page e rendesishme sepse lojtari i bie te marre rreth 1,5 milione euro me shume nga sa ka pagen aktuale.

Por duket se Brozovic nuk e ka pranuar nje oferte te tille dhe ai kerkesen fillestare e ka pasur per 7 milione euro ne sezon.

Kjo eshte nje deshire qe Marcelo ka dhe Interi mbase mund te ndihet e detyruar ta pranoje per te mos e humbur.

Ideja e merkatos qe tashme Marotta dhe Ausilio kane eshte qe Brozovic te dergohet ne nje nivel me Lautaron, dhe bashke me te te behet me i paguari ne skuader.

Paga? Rreth 6 milione euro ne sezon bashke me bonuse qe mund ti afrohen shifres prej 7 milione eurosh qe ai kerkon.

Nderkohe, e perditshmja italiane flet edhe per nje propozim shume interesant te Newcastle, e cila pa e menduar dy here ka filluar kontaktet e para me lojtarin.

Nderkohe Brozo nga ana e tij, ne kete moment po pret vetem Interin sepse deshira e tij eshte qe te qendroje.

Ne seline zikalter vullneti eshte ai qe Brozo te qendroje, te behet nje lojtar qendror i projektit. Ky vullnet i eshte thene edhe vete lojtarit deh babait te tij Ivan ne javet e fundit.

Nderkohe, tani nga fjalet duhet kaluar te faktet. Propozimi i ri keshtu do te jete i njejte me ate qe i eshte bere Lautaros.

Edhe ne kete rast, per mesfushorin do te zhduket klauzola e largimit, duke mos pasur me mbi koke rrezikun e largimit ne rast te pagimit te klauzoles nga ndonje skuader.

Pakti eshte per momentin qe te mos krijohet nje ceshjte Brozo ne muajin janar dhe gjithcka te behet sa me shpejt.

Per momentin, ka nje Inter me Brozovic dhe nje tjeter Inter pa Brozovic. Tekniku zikalter kete te dytin nuk do ta imagjinoje.

Madje Inzaghi do te ishte dakord qe te behej edhe nje goditje me pak ne merkato dhe vetem te mbahej Marcelo ne skuader.

Ai deshiron me cdo kusht kontraten e re per Brozon. Nese do te ishte ne doren e tij gjithcka do te mbyllej… dje. Po, sepse Inzaghi do donte qe gjithcka te ishte mbyllur tashme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.