Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,312 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, arrihet marreveshja per Bremer? “Jemi shume afer: Torino ka thene se pelqen keta dy lojtare: i pari…”

Inter, arrihet marreveshja per Bremer? “Jemi shume afer: Torino ka thene se pelqen keta dy lojtare: i pari…”
Inter Club Staff

Nje sezon i mrekullueshem ai i Gleison Bremer qe ka luftuar si i barabarte me sulmuesit me te medhenj te Serie A por ndonjehere eshte treguar edhe me superior se ata.

Kjo gje ka bere qe ai te pelqehet nga shume klube ne Serie A dhe ne Europe, me Interin qe ka kohe qe eshte shume e interesuar.

Per kete flet edhe Tuttosport, e cila shpjegon: “Ne Angli, Leicester ka bere nje tentative te fundit, por duket e veshtire per ta.”

“Pastaj kontakte ka pasur edhe me Chelsea dhe Liverpool ne Premier League, por deshira e lojtarit eshte te luaje me nje skuader qe ka skeme me tre ne prapavije.”

“Pikerisht si Interi, qe eshte edhe deshira e tij kryesore, duke pare se me zikalterit ne parim ka rene dakord per transferimin.”

“Zikalterit jane dakord per kete transferim, por nuk do te pranojne shifra te cmendura e per kete ai ka marre nje premtim edhe nga Torino perpara se te rinovonte.”

“Ne kete moment, Inter ka ne dore dy celesa te rendesishem: i pari eshte Federico Dimarco dhe i dyti eshte Andrea Pinamonti.”

“Dimarco ka qene me pare ne dispozicion te Juric te Verona dhe ai ka nje mardhenie teper te mire me te. Ndersa Pinamonti shihet si perfekt per te zevendesuar Belottin ne Torino. Keto dy emra mund te ulin goxha shifren qe do te paguhet per mbrojtesin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.