Inter, as Inzaghi dhe as Allegri: “Ja kush ishte tranjer i pare qe kontaktoi Marotta pas largimit te Contes.”
Inter me sa duket nuk ka menduar ne momentin e pare as per Simone Inzaghi e as per Massimilliano Allegrin pas largimit te Contes.
Nje lajm i tille vjen ne keto momente nga Diario AS, gazete e perditshme ne Spanje, e cila tregon nje prapaskene jo pak te rendesishme.
“Me sa duket Marotta mendimin e pare per te zevendesuar Antonio Conten nuk e ka pasur as tek Allegri dhe as te Inzaghi.”
“Por Interi direkt pas largimit te Contes ka bere nje oferte per Carlo Ancelottin, per ta marre nga klubi i Everton perpara Real Madrid. Po pastaj, cfare ndodhi?”
“Me sa duket, ka qene Ancelotti ai qe me shume respekt e ka hedhur poshte kerkesen e Interit per nje arsye te thjeshte.”
“Gjithcka ka pasur te beje me arsye… sentimentale. Me sa duket Ancelotti nuk e ka pranuar oferten e Marottes per shkak te kaluares se tij tek Milani.”
Gjithmone sipas Diario AS, Ancelotti i ka thene zikalterve se “nuk mund te marre drejtimin e Kampioneve te Italise per shkak te mendimit qe do te krijonin per te tifozet e Milanit e do e shihnin si nje tradhetar”.
“Nderkohe, ai ka pranuar te rikthehet te Real Madrid, klub me te cilin ka fituar edhe Champions Leaguen e 10 ne historine e tyre ne vitin 2014.”
Gjithesesi, ky lajm deri me tani eshte shkruar vetem nga Diario AS dhe nuk ka marre ende konfirmime nga media te tjera.