Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

536 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Asllani tregon gjithcka per DAZN: “Nuk e keni idene sa i motivuar jam. Deshira me e madhe per kete sezon eshte te…”

Inter, Asllani tregon gjithcka per DAZN: “Nuk e keni idene sa i motivuar jam. Deshira me e madhe per kete sezon eshte te…”
Inter Club Staff

Jepini celesat e mesfushes dhe do te jete ai qe do ju gjeje zgjedhjen me te duhur per zhvillimin e manovres.

Simone Inzaghi i ka dalluar qe ne stervitjet e para cilesite e Kristjan Asllanit qe ka prekje prej lojtari te madh.

Nderkohe, lojtari i lindur ne 2002 deshiron te tregoje cilesite te tij te nje realitet te Interi pas eksperiences te Empoli dhe diten e djeshme ka dhene nje interviste te bukur per DAZN.

“Nisja eshte karakterizuar me dite shume te bukura, por po ecen shume mire. Prej disa ditesh jam me keta djem qe me kane pritur shume mire: jam shume i lumtur”.

A e ndjen te na thuash tre faktore qe ne keto dite te kane prekur me shume te Inter? Qe te kuzhinieri shume i mire e deri te parkimi gjigand…

“Mbase qendra. Nuk jam mesuar te jem ne nje qender sportive kaq te madhe. Pastaj djemte natyrisht: me pare i shihja ne televizor, tani po luaj bashke me ta”.

Jane dy… mungon edhe nje. Kuzhinieri eshte i mire?

“Po, shume lart”.

Kush te ka marre ne patronazh nga shoket e rinj?

“Ne keto dite skemi qene te gjithe por ka qene Danilo D’Ambrosio ai qe ka qene pak me shume se te tjeret.”

“Por te gjithe ne pergjithesi, po me ndihmojne shume. Darmian dhe Handanovic gjithashtu. Keshilla e cmuar eshte ajo qe te qendroj i perulur”.

A e ke bere ritin e prezantimit para skuadres apo akoma?

“Per momentin jo, por jam ne ankth qe tani per kete”.

Por nese te kerkojne te kendosh, do e besh?

“Eh, duhet ta bej”.

I ke bere viztitat bashke me Lukaku: ishte hera e pare qe e takoje? Cfare i keni thene njeri-tjetrit?

“Po, ka qene hera e pare dhe kemi folur rreth gjysme ore ne qendren mjekesore. Edhe ai po me jep nje dore te madhe tani.

Ai ka thene dicka te rendesishme per te: “Ka mentalitet te madh. Flet si nje djalosh 27 vjecar” eshte degjuar duke thene. A je dakord?

“Eh, ma thone te gjithe. Jam shume i lumtur qe kam dhene kete ndjesi. Mund vetem te jem i lumtur qe nje lojtar si ai flet keshtu per mua. Une jam shume i fokusuar te Inter dhe sapo kam marre kerkesen kam pranuar direkt”.

Cila eshte cilesia me e mire e Brozovic?

“Me topin ne kembe eshte shume i forte. E kam pare gjate gjithe kampionatin, duke e admiruar. Mund vetem te mesoj nga Brozovic. Mund ti rrembej shume dhe te mesoj nga ai”.

Inzaghi te ka folur per olin?

“Mister nuk me ka thene nde gje, por une mund te mbuloj cdo rol ne mesfushe. Vitin e shkuar te Empoli kam bere me shume playmaker perpara mbrojtjes.”

“Por luaj kudo. Fizikisht ndihem shume mire: prej shkurtit kam luajtur shume dhe duhet te falenderoj mister Andreazzoli dhe president Corsin”.

Cfare ben kur nuk stevitesh?

“Asgje, shijoj familjen time. Nuk kam ndonje hobby te vecante. Degjoj muzike por nuk luaj playstation. Fantacalcio? Zero.”

Do jesh i lumtur ne fund te sezonit nese…?

“E rendesishme eshte te marrim dicka ne fushe. Sinqerisht kam deshire te madhe per te fituar Scudetton.”

“Kam zgjedhur numrin 14 te Perisic, me ka shkruar per te me uruar fat dhe jam i lumtur. Eshte numri qe zgjodha edhe prej ditelindjes se vellait tim”.

Raporti me kritikat?

“Une i perjetoj shume qete. Nuk kam shume presione. Edhe pse jam shume kritik me veten time. I shoh gjithmone ndeshjet per te pare ku duhet te permiresohem”.

Momenti i firmes si ka qene?

“Ne fillim nuk e besoja fare. Por kur kam firmosur ka qene nje emocion teper i bukur. Per mua dhe familjen time. Jam shume i lumtur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.