Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 29, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Asllani zbulon: “Sa e sa ndeshje kam pare te Dejan Stankovic: nese do mundja, do i ‘vidhja’ vetem…”

Inter, Asllani zbulon: “Sa e sa ndeshje kam pare te Dejan Stankovic: nese do mundja, do i ‘vidhja’ vetem…”
Inter Club Staff

Inter sot ka fituar ndaj Sampdorias nje ndeshje teper te rendesishme, sepse zilkalterit kane qene te detyruar te mbajne hapin e Napolit qe ka fituar me Sassuolon.

Keshtu, ka ardhur nje fitore edhe per Interin, me rezultatin 3-0 ndaj Sampdorias qe nuk kishte asgje per te humbur ne Meazza.

Nderkohe, pak perpara takimit ka folur per mediat edhe talenti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani, qe eshte pyetur edhe per Stankovic.

“Si eshte atmosfera tek Inter? Kur fitohet, ka gjithmone nje arome pozitive ne dhomen e zhveshjes. Jane te gjithe mire”.

“Ne duam te vazhdojme keshtu, ti japim vazhdimesi rezultateve, sepse nuk mund te humbasim me shume pike”.

“Kampionati eshte i gjate, por hapat fals per ne nuk jane me te lejueshem. Sfida me Stankovic? Nje enderr”.

“Kam pare cdo ndeshje te Interit me Stankovic. I mbaj mend si tani ndeshjet e Tripletes. Ai ka qene nje nga lojtaret qe ndiqja me shume, e tentoja te mesoja sa me shume”.

“Ka pasur nje goditje teper te madhe. Do te ishte gjeja qe do i ‘vidhja’ me kenaqesi. Ka qene i mrekullueshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.