Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

510 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Barzaghi hedh bomben: “PIF-INTER, ka te reja te medha. Disa burime afer arabeve me kane thene se ata…”

Inter, Barzaghi hedh bomben: “PIF-INTER, ka te reja te medha. Disa burime afer arabeve me kane thene se ata…”
Inter Club Staff

Vazhdohet te flitet per nje tratative ndermjet fondit sovran saudit (PIF) dhe Suning per shitjen e maxhorances se Interit.

Marco Barzaghi, gazetari i njohur i Mediaset, ne kanalin e tij YouTube ka folur per kete gje duke treguar disa te reja te rendesishme.

Keto kane qene fjalet e tij te plota: “Kemi te reja nga PIF: fondi i lidhur me familjen mbreterore saudite eshte shume e zhgenjyer me investimin e bere ne Angli me Newcastle.”

“Nderkohe, pas asaj qe ka ndodhur ne Milano gjate javess se kaluar me hapjen rruge te stadiumit te ri, duket se gjithcka ka marre nje rrjedhe tjeter.”

“Ata kane rinisur tratativen me Suning te cilet ne te kaluaren kane kerkuar 1 miliarde euro per aksionet e tyre te Interi.”

“PIF nga ana e saj deshiron te investoje ne Itali ndersa Suning nga ana tjeter deshiron te shese, por nuk dorezohet nga kerkesat e saj te larta.”

“Pse? E thjeshte, me stadiumin e ri Interi vlen vertete shume dhe kinezet kete e dine e duan te marrin nje shifer te rendesishme.”

“Do te duhet nje oferte e parezistueshme per te zhbllokuar situaten por nga ajo qe me eshte thene mua nga burime shume afer fondit duket se ata jane te vendosur kesaj radhe te bejne nje oferte te rendesishme per Interin.”

“Po kerkojme te kuptojme se si kjo oferte do te vije te Suning dhe cfare kerkojne ata ne kembim. Eshte edhe Oaktree ne ndeshje, duke qene se une nuk mendoj se Suning do te mbuloje dot borxhin e marre.”

“Mendoj se do te kete shume te reja te rendesishme para fundit te vitit. Ka shume gjera ne loje, nuk jane pak.”

“Mos besoni ata qe thone se eshte gjithcka e bere, nuk eshte keshtu. Por edhe menyren ne te cilen Suning e mohon gjithcka mos e besoni sepse ata nuk mund te pranojne dicka te tille.”

“PIF deshiron qe te rikthehet ne negociata per Interin dhe kontaktet e para perseri me Suning kane filluar. Te jete hera e duhur?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.