Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

183 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS zbulon prapaskenat: “Festimi i Calhanoglu ka djegur aq shume te skuadra e Milanit sa vetem nje…”

TS zbulon prapaskenat: “Festimi i Calhanoglu ka djegur aq shume te skuadra e Milanit sa vetem nje…”
Inter Club Staff

Hakan Calhanoglu per motive te njohura ka qene ne qender te vemendjes ne Derbin e Milanos dhe kjo gje pritej prej ditesh.

Por duket se edhe vete Hakan nuk ka bere asgje per te qendruar larg vemendjes me ate festim pas golit te shenuar.

Penalltia e fituar, penalltia e shenuar, festimi. Te gjitha keto sollen qe Calhanoglu te bente te pushonte nje stadium i tere qe po e ofendonte ne menyrat me te ndryshme.

Vetem pak perpara penalltise se fituar, te gjithe po kendonin ne kor “Calhanoglu, o bir ****” per minuta me radhe.

Por kane qene pikerisht keto kore kunder tij qe e kane motivuar me shume lojtarin qe te beje nje nga ndeshjet me perfekte qe kur ka ardhur tek Interi.

Nderkohe, sipas asaj qe tregon Tuttosport diten e sotme, festimi i turkut ka djegur shume edhe te skuadra e Milanit.

Ne fund te ndeshjes i vetmi lojtar i Milanit qe ka shkuar per ta takuar ish-shokun e skuadres dhe per ti dhene doren ka qene Saelemekers.

Ata kane mbetur shume miq dhe me sa duket asgje nuk ka ndikuar ne miqesine e tyre. Nderkohe, pjesa tjeter e skuadres nuk ka shkuar fare te Calhanoglu por te pjesa e tifozeve te tyre. Ai festim i Calhanoglu ka lene shenje keshtu edhe te ish-lojtaret me te cilet ka ndare dhomat e zhveshjes per shume vite me radhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.