Sky – Milan-Inter, ja formacioni i mundshem: Candreva dhe Karamoh…
Cdo ore qe po kalon, po rrit emocionet ne mesin e tifozeve zikalter per sa i perket derbyt te se dieles sepse pritshmeria eshte teper e madhe ashtu sic eshte i madh edhe kurioziteti se cilet do te jene lojtaret zikalter te cilet do te luajne nga minuta e pare.
Ne nje derby te nje rendesie fondamentale si ai i se dieles, cdo zgjedhje mund te jete decizive, ja perse Spalleti po vlereson me kujdes gjendjen e te gjithe skuadren.
Sipas asaj qe referojne ne Sky Sport, nese nuk do te jete Borja Valero nga minuta e pare sepse mbetet per tu kuptuar gjendja e tij qe nuk eshte shume e mire dhe nese Brozovic do te vazhdoje te mos bindi Spallettin, mund te jete zgjidhja aq shume e perfolur e ketyre diteve e cila u perdor edhe ne minutat e fundit ndaj Beneventos, pra Candreva trekuartist dhe Karamoh ne krah nga minuta e pare.
Gjithcka varet nga gjendja e Borja Valero, sepse nese spanjolli do te luaje nga minuta e pare, ne te djathte do te luaje Candreva dhe Karamoh do e nise nga pankina. Ne sulm do te rikthehet Icardi nga minuta e pare sepse tashme e ka kaluar demtimin. Tjeter rikthim i rendesishem eshte ai i Mirendes ne qender te mbrojtjes.
Kjo eshte nje foto e formacionit te mundshem nga Sky Sport Italia: