Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

736 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Biasin konfirmon gjithcka: “Nje mbrojtes do te blihet me siguri ne kete merkato: ja dy emrat e pare ne liste”.

Inter, Biasin konfirmon gjithcka: “Nje mbrojtes do te blihet me siguri ne kete merkato: ja dy emrat e pare ne liste”.
Inter Club Staff

Diten e sotme, Fabrizio Biasin ka dhene nje interviste direkte per Sponda Nerazzurra TV, ku gazetari i njohur ka dhene mendimin e tij per merkaton e Interit.

Keto kane qene fjalet e tij: “Inter per mua nuk do te bleje asnje sulmues te peste ne kete sezon. Ky eshte nje vendim i marre”.

“Ne mendjen e tranjerit dhe te drejtuesve nuk ka ndonje blerje ne kete repart. Kater sulmues dhe ndonje nga Primavera sa here te jete nevoja jane me se mjaftueshem”.

“Nuk ka para edhe sikur per te marre ndonje lojtar cilesor perpara. Me mire nje lojtar nga Primavera apo spostimi i Mkhitaryan sa here te jete nevoja”.

“Nje mbrojtes? Buxheti ne dispozicion ne kete moment eshte afer zeros. Keshtu qe emra te rendesishem mund te qarkullojne, por nuk jane te vertete”.

“Duhet pare nese ky buxhet do te rritet ne vazhdim, por nese per shembull Skriniar qendron ne Milano, buxheti do te jete pak a shume ky”.

“Inter ka ne mendje dy situata shume interesante: e para eshte Akanji, qe me 0 nuk do te vije, por nese Inter shet ndonje lojtar si Pinamonti apo te tjere, dicka mund ta beje e ne ndonje menyre mund ta marre”.

“Pastaj eshte Acerbi, por ky eshte opsioni i fundit fare. Lojtari nuk deshiron te rrije te Lazio dhe kjo eshte dicka e njohur tashme. Inter do te shohe me andej se cfare do te beje, por Akanji po behet nje opsion real qe do te varet shume nga buxheti”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.