Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

767 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Interi merr vendimin e madh: ja cfare ka vendosur Marotta dhe Ausilio per Radja Nainggolan.”

“Interi merr vendimin e madh: ja cfare ka vendosur Marotta dhe Ausilio per Radja Nainggolan.”
Inter Club Staff

Me sa duket, tifozet e Interit do te shohin nje deshire te realizuar ne merkaton e veres qe do te vije.

Nuk ka te beje me ndonje objektiv te madh ne merkato, apo me ndonje lojtar qe do te vije pas nje tratative te gjate.

Por ka te beje me nje lojtar ne pronesi te Interit qe ka pare shume tifoze te Interit te trishtuar per largimin e tij te Cagliari ne vere.

Behet fjale per Radja Nainggolan, mesfushorin zikalter qe ka shkelqyer kete kampionat me Cagliarin edhe pse u largua si nje i padeshiruar nga skuadra zikalter.

Pas shume problemve qe ai shkaktoi sezonin e shkuar, Interi vendosi ta largoje dhe nuk ndryshoi kurre mendje edhe pse tekniku nuk kishte asgje kunder tij.

Por per shkak se ai nuk ka merkato (ne shifrat qe deshiron Interi) dhe Cagliari nuk e blen dot.

Atehere zikalterit po e mendojne seriozisht ta rikthejne ne shtepi dhe ta ri-integrojne ne skuader.

Ne intervisten e tij per Sky Sport, Piero Ausilio ka folur per te ardhmen e belgut duke thene:

“A mund te rikthehet? Gjerat mund te ndryshojne vit pas viti.”

“Cagliari nuk ka asnje opsion, do te rikthehet me siguri tek Interi. Ka dy vite kontrate.”

“Do te bejme vleresimet e duhura me te dhe tranjerin tone dhe me pas do te vendosim.”

Kjo ka qene hera e pare qe Interi e ka pranuar publikisht se ai do te rikthehet tek Interi dhe shanset qe te qendroje jane shume te larta.

Nje mesfushe e Interit e perbere nga Barella, Sensi, Brozovic, Eriksen, Nainggolan dhe mbase edhe nga Sandro Tonali, do te ishte me te vertete mesfusha me e talentuar ne te gjithe kampionatin italian.

Kush do te ishte kunder? Askush, e ne radhe te pare Antonio Conte qe do e priste e krahet hapur belgun qe e ka kerkuar edhe ne te kaluaren.

Gjithesesi, edhe pse kjo eshte nje hipoteze e mundshme, ende nuk eshte vendosur gjithcka.

Diskutimi eshte shtyre per momentin kur lojtari do te rikthehet ne Milano pas perfundimit te Serie A.

Por nese perpara nje viti shanset qe Radja te rikthehej perseri te Interi ishin baraz me zero, sot nuk eshte aspak keshtu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.