Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,342 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Biasin zbulon detaje te tjera: “Inter, e sigurt shitja shume shpejt. Por Zhang do i kerkoje pronareve te rinj te…”

Inter, Biasin zbulon detaje te tjera: “Inter, e sigurt shitja shume shpejt. Por Zhang do i kerkoje pronareve te rinj te…”
Inter Club Staff

Mes faqeve te edicionit te perditshem te Libero, Fabrizio Biasin, gazetari qe dha lajmin e pare per mandatin e firmosur nga Zhang per shitjen e Interit, ka folur me ne thellesi per kete situate.

Ai e ka nisur gjithcka me vullnetin e Zhang per te shitur klubin: “Lajmi eshte se ne kete moment Zhang eshte hapur per te shitur klubin”.

“Klubin qe e ka blere ne 2016 e larget nga Erick Thohir, dhe me te cilen ka fituar edhe nje Scudetto, nje Kupe Italie dhe nje Superkupe Italiane”.

“Nderkohe, ne Europe i vetmi moment qe mbahet mend eshte ajo finale e Europa League ne 2020. Jo pak, apo jo?”

“Gjithesesi, banka amerikane Goldman Sachs ka marre mandatin, por kerkesa mbetet ende shume e larte: 1,2 milione euro”.

“Po, ekzaktesisht, si Milan, qe vetem para pak kohesh ka kaluar nga Elliot te fondi RedBird i Gerry Cardinale”.

“Nje shifer shume e rendesishme, ku normalisht do te uleshin edhe borxhet, qe jane rreth 400 milione euro si dhe huate, qe jane rreth 275 milione euro”.

“Kjo e fundit eshte marre te Oaktrre, dhe qe nuk eshte e interesuar per momentin qe te investoje per blerjen e Interit”.

“Tani duhet te kuptohet vetem sa kohe do te duhet per te arritur deri te nje shitje nga ky moment qe eshte firmosur mandati”.

“Nese nga Inter, ne menyre legjitime, mohojne cdo here qe flitet se pronaret do te shesin klubin, nga Kina nderkohe kane nje situate jo pak te lehte.”

“Suning ne krye te Interit ka shkaktuar shume probleme atje dhe Zhang, per te miren e tij dhe per te miren e Interit, duket se ka vendosur te beje nje hap prapa”.

“Normalisht, kohet e fundit eshte folur edhe per PIF apo per fonde amerikane, por deri ne kete moment, nuk kemi nje emer te sigurt”.

“Por futbolli italian duket ne rrugen per tu marre ne kontroll nga fondet, sepse jane pikerisht keto fuqia e momentit ne boten ekonomike”.

“Gjithesesi, sot kemi vetem nje siguri: Zhang do i kerkoje pronareve te rinj qe te vazhdohet te punohet me administratorin e deleguar te Interit, Giuseppe Marotta dhe drejtuesit e tjere”.

“Eshte nje premtim qe Zhang i ka bere drejtuesve, perpara se ata te firmosnin kontraten e rinovimit me Interin”.

“Ai deshiron te largohet, por normalisht, me pare kerkon edhe siguri per klubin qe aq shume eshte investuar ne keto vite, nderkohe qe nga ana tjeter do te tentoje te rekuperoje edhe nje pjese te shpenzimeve te bera”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.