Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 22, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Biasin zbulon: “Kam pyetur dje gjate darkes Ausilion per Thuram dhe me eshte pergjigjur keshtu”.

Inter, Biasin zbulon: “Kam pyetur dje gjate darkes Ausilion per Thuram dhe me eshte pergjigjur keshtu”.
Inter Club Staff

Duke folur ne studiot e Telelombardia, Fabrizio Biasin, gazetar i njohur dhe shume prane botes Inter, eshte ndalur edhe te merkato zikalter.

Ai ka folur per Marcus Thuram, ate qe cilesohet si objektiv i pare i Interit per te perforcuar repartin e sulmit te Inzaghit.

“Me siguri, Thuram ne kete moment ka te gjithe syte e botes mbi te: eshte nje lojtar qe me parameter zero te sjell shume ne skuader”.

“Ai do te prese fundin e sezonit, ose mund te transferohet qe tani nese nje skuader do te shkoje per te paguar menjehere 20 milione euro”.

“Nje nate me pare, ne darken qe kisha me Ausilion e pyeta edhe per kete gje, per Thuram me parameter zero”.

“I thashe: “E di qe ti goditjen tende me parameter zero e kerkon gjithmone dhe e ben ne kete periudhe te vitit. Per Thuram cfare me thua?”.”

“Dhe ai mu pergjigj shkurt: “Kushton Thuram, kushton”. Por duke mos me treguar asgje tjeter per te apo per kete tratative.

“Normalisht koha do e tregoje, por nuk eshte se ai dha ndonje detaj me shume per sa i perket Thuram dhe te ardhmes se tij te mundshme te Inter”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.