Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, blerja e Sanchez ben qe te deshtoje totalisht endrra e Contes ne merkato?

Inter, blerja e Sanchez ben qe te deshtoje totalisht endrra e Contes ne merkato?
Inter Club Staff

Interi eshte gjithmone e me afer blerjes me titull perfundimtar te Alexis Sanchez nga Manchester United.

Me sa duket, tashme klubi anglez eshte bindur qe te lere te lire El Nino Maravilla i cili eshte gati te lidhet me Interin me nje kontrate tre vjecare.

Ai pritet te perfitoje tek Interi rreth 7 milione euro ne sezon, qe per hir te vertetes nuk eshte nje shifer e ulet per ‘sulmuesin e trete’ ne leter tek Interi.

Por me sa duket, blerja e Sanchez, do te beje qe Interi te heq dore perfundimisht nga endrra e madhe e Contes ne sulm.

Keshtu, konfirmimi i kilianit (qe nuk ka ardhur akoma, por pritet zyrtarizimi nga casti ne cast), do te thote se Interi ka hequr dore nga Edin Dzeko.

Ai ka qene kerkesa e pare e Antonio Contes, por tashme tekniku zikalter do duhet te kenaqet me Alexis Sanchez per rolin e sulmuesit te trete dhe te zgjedhe nje emer tjeter per te kompletuar kete sulm.

“Nese Martinez nuk do te largohet, El Toro, Lukaku dhe Alexis do te jene tre sulmuesit nga kater qe Interi do te kete ne dispozicion sezonin e arrdhshem.”

“E veshtire, edhe per motive sportive por edhe ekonomike qe Dzeko te vije tek Interi. Ai nuk do e pranonte nje rol si sulmues i katert por edhe rroga e tij eshte jashte parametrave qe Interi deshiron te paguaje per nje zevendesues.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.