Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

502 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, blerja e Sensit ne rrezik? Ja cfare i ka propozuar Marotta klubit te Sassuolos

Inter, blerja e Sensit ne rrezik? Ja cfare i ka propozuar Marotta klubit te Sassuolos
Inter Club Staff

Inter i ka kaluar te gjitha dyshimet per sa i perket blerjes apo jo te Stefano Sensit nga Sassuolo, por me sa duket kemi te reja per kete ceshtje.

Zikalterit po tentojne ti propozojne Sassuolos nje ulje per 20 milione eurot e rena dakort veren e kaluar (kaq eshte e drejta e blerjes).

Kriza ekonomike post-Covid 19 do te ndihet ne te gjihte Europen dhe keshtu klubet po kerkojne qe te kene kushte me avantazhuese.

Pak a shume te njejten gje ka kerkuar Bayern nga Interi dite me pare per sa i perket blejtes se Ivan Perisic dhe deshira e bavarezeve eshte qe te rinegociohet kjo shume.

Zikalterit po mendojne te njejten gje pak a shume per Sassuolon, duke shpresuar ne nje ulje te cmimit nga 20 milione ne 13-15 milione euro.

Por ky propozim i Interit mund te vere ne rrezik blerjen e Sensit sepse mund te haset nje kundershtim nga Sassuolo qe mund te luaje per te rikthyer Sensin ne baze dhe per ta shitur ate me shtrenjte duke pare se skuadrat e interesuara per te nuk mungojne.

Gjithesesi Interi ka menduar edhe nje plan B: nese nuk do te pranoje Sassuolo, zikalterit do te ofrojne nje lojtar te primaveres plus 15 milione euro qe te kapet shuma e rene dakort.

Nga burime shume afer Sassuolos nderkohe behet me dije se klubi nga Emilia Romagna deshiron ne kete moment vetem para te thata dhe nuk deshiron te zbrese nga pakti i 20 milione eurove.

Por eshte dicka e njohur tashme qe raportet ndermjet klubeve jane shume te mira dhe nje zgjidhje avantazhuese per te gjithe do te gjendet.

Deshira e Sensit eshte qe te qendroje ne Milano dhe te jete protagonist po aq shume sa ishte ne fillim te sezonit.

Eshte e vertete qe ai ka pasur jo pak probleme me fizikun e tij menjehere pas ndeshjes me Juventusin ne Tetor ku u demtua dhe me pas shume demtime te tjera e pasuan ate demtim te pare.

Italiani ka qene me te vertete i pafat por mungesa e tij ka detyruar edhe Interin te gjeje zgjidhje te tjera sepse mos pasja e tij ne dispozicion ka bere qe paraqitjet e zikalterve te bien ndjeshem.

Gjithesesi Marotta ne kete moment po punon fort per ta konfirmuar ate tek Interi, edhe pse nuk do te jete e thjeshte qe te merret nje ulje nga Sassuolo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.