Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

869 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare arritje e pabesueshme: “Pas fitores ndaj Shakhtar, Interi i Inzaghit mund te behet sot skuadra e pare…”

Inter, cfare arritje e pabesueshme: “Pas fitores ndaj Shakhtar, Interi i Inzaghit mund te behet sot skuadra e pare…”
Inter Club Staff

Inter sapo ka bere nje tjeter fitore te rendesishme ne vetem 4 dite, pas asaj me Napolin pak dite me pare ne Meazza.

Zikalterit kane arritur te fitojne me rezultatin 2-0 ndaj Shakhtar nje ndeshje qe nuk e kane rrezikuar kurre diten e sotme.

Ka qene Interi qe ka dominuar qe nga minuta e pare deri tek e fundit, por ashtu si ndodhi edhe me Sheriff, goli erdhi vetem ne pjesen e dyte.

Pasi ndeshja u zhbllokua, lojtaret zikalter ishin edhe me te qete qe te benin lojen e tyre dhe te shpreheshin.

Ka qene edhe merita e Dzeko ne radhe te pare qe pasi beri nje pjese te dobet ne 45 minutat e para, shenoi dy here.

Normalisht kjo erdhi edhe fale ndihmes se Ivan Perisic qe po kalon nje forme te pabesueshme keto kohe.

Nderkohe nga ana tjeter Simone Inzaghi fshin komplet kujtimin e Contes per sa i perket rrugetimit te tij Europian (pothuajse…).

Interi nuk ka arritur kurre te kualifikohet ne 1/8 ne dy sezonet me Conten dhe nese Sheriff nuk fiton ndaj Real sot, kjo gje do te behet realitet me Inzaghin.

Pas fitores ndaj Shakhtar, Interi i Inzaghit mund te behet sot skuadra e pare e Interit ne keto 10 vite qe kalon ne turin tjeter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.