Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

315 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ne alarm: “Ndaj Fiorentines plot tre lojtare rrezikojne mungesen me Juventusin per kartona: njeri eshte…”

Inter ne alarm: “Ndaj Fiorentines plot tre lojtare rrezikojne mungesen me Juventusin per kartona: njeri eshte…”
Inter Club Staff

Te shtunen e ka radhen Fiorentina ne San Siro, pastaj pushime per kombetaret dhe menjehere ne fushe ne Torino perseri ndaj Juventusit.

Nga ketu deri ne daten 3 prill, Interi luan nje pjese te madhe te Scudettos me dy ndeshje teper delikate perpara.

Por duke qene se jemi ne kete situate, Corriere dello Sport eshte ndalur te nje aspekt shume i rendesishem ne pritje te ndeshjes ndaj Fiorentines.

Ata kane dashur te ndalen te ceshtja e kartonave te verdhe te zikalterit me Interin qe rrezikon te shkoje ne Juventus Stadium pa tre lojtare te rendesishem.

“Ndaj Fiorentines, Inzaghi duhet te beje llogarite edhe me lojtaret ne rrezik kartonash sepse mund te mos jene ndaj skuadres se Allegrit.”

“Nuk jane lojtare te lehte per tu zevendesuar: Lautaro Martinez, Alessandro Bastoni dhe Arturo Vidal jane ata qe rrezikojne.”

“Dy prej tyre jane titullare fiks ne kete moment dhe Inter nuk mund te kete luksin te mos i kete ne dispozicion ne kete sfide.”

“Normalisht do te duhet te ngrihet edhe niveli i perqendrimit ne maksimum, por Interi ne cdo repart ka nje lojtar ne rrezik. Pak guxim do i duhet edhe Inzaghit te marre vendimet e duhura. Inter nuk mund te humbase copeza te tjera perpara Juventusit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.