Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

841 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare ka ndodhur vertete me De Vrij? “Nga burime prane klubit, flitet se lojtari po vuan shume prej…”

Inter, cfare ka ndodhur vertete me De Vrij? “Nga burime prane klubit, flitet se lojtari po vuan shume prej…”
Inter Club Staff

Nuk eshte aspak nje moment i lehte per Stefan De Vrij, lojtarin e Interit qe po kalon vertete nje nga periudhat me te veshtira ne karriere.

Edhe pse ai vazhdon te grumbullohet me kombetaren e tij, tek Inter ka qene pa dyshim lojtari me i dobet ne skuader ne ndeshjet e fundit.

Per kete gje ka folur edhe La Gazzetta dello Sport sot, e cila ka treguar me shume ne numrin e saj te perditshem.

“Ndaj Udineses ka qene vetem etapa e fundit e nje renie te madhe qe ka pesuar De Vrij qe prej dites qe eshte shpallur ‘mbrojtesi me i mire i Serie A’ dy sezone me pare”.

“Por cfare ka ndodhur? Ne fakt, gjithcka ka filluar ne derbin e vjetshem ndaj Milan, kur ai beri gabimin e dyfishte ndaj Giroud”.

“Qe prej asaj dite, lojtari eshte ndjere shume ne faj per kampionatin e humbur vitin e kaluar, duke qene se gjithcka aty filloi”.

“De Vrij, me shume se i paperqendruar, duket sikur kembet dhe topi i peshojne me shume se lojtaret e tjere”.

“Tipike kur nje lojtar kalon nje moment te veshtire psikologjik. E normalisht, hija e Acerbit nga prapa tani nuk eshte se ndihmon”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.