Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,474 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Inter, Verona eshte treni i fundit per nje lojtar te Interit ne vecanti? Behet fjale per…”

Corriere zbulon: “Inter, Verona eshte treni i fundit per nje lojtar te Interit ne vecanti? Behet fjale per…”
Inter Club Staff

Tani i takon Joaquin Correa. Skualifikimi i Lautaro Martinez i ka hapur rruge El Tucu per nje fanelle titullari ndaj Verones.

E mbani mend Veronen? Ka qene ndeshja ku argjentinasi debutoi me Interin me nje dopiete te papermbajtshme me fanellen zikalter.

Ishte data 27 gusht dhe dukej se sapo kishte lindur nej feeling super ndermjet ish-lacialit dhe botes interiste.

Por me shume ishte nje iluzion, sepse gjithcka u pasua me shume demtime qe e kane privuar per shume kohe Inzaghin nga nje resurs i rendesishem.

Por tani eshte koha qe ai te rikthehet dhe te ndihmoje skuadren ne kete sprint final te kampionatit: “Ndonje sinjal Correa e ka dhene.”

“Pikerisht ne Allianz Stadium ai eshte futur mire ne ndeshje edhe pse ka qene nje moment i takimit jo shume i nxehte.”

“Eshte e vertete pastaj edhe se ai ka humbur nje rast ne fund, por Interi kishte me shume nevoje per te mbajtur topin ne ato minuta dhe Tucu disi ndihmoi.”

“Correa ka aftesite e driblimit qe i mungojne Interit ne kete sezon dhe eshte i paparashikueshem per kundershtaret. Mund te jete vertete nje arme shume e mire.”

“Verona mund te jete treni i fundit per te sepse me pas kthehet Lautaro dhe nese ai deshton kesaj radhe, Sanchez eshte gati qe te zere vendin si sulmuesi i pare pas titullareve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.