Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

327 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare katastrofe me lojtaret e rinj: “Nje deshtim i vertete: duhet mbajtur pergjegjesi per ata qe…”

Inter, cfare katastrofe me lojtaret e rinj: “Nje deshtim i vertete: duhet mbajtur pergjegjesi per ata qe…”
Inter Club Staff

Te huazuar neper Itali dhe Europe per te gjetur hapsire, per tu rritur si lojtare dhe per te marre eksperience.

Per kete arsye shume lojtare te Interit jane huazuar, por ata kane hasur veshtiresi shume te medha ne rrugetimin e tyre larg Milanos.

Nje problem i pergjithshem ky, duke bere vetem disa perjashtime te vogla (Emmers dhe Mulattieri), e eshte nje problem ku personat qe kane marre vendimet duhet te marrin pergjegjesine e tyre.

Nga Esposito e deri tek Pirola, Agoume dhe Brazao e duke perfunduar edhe te objekti misterioz Vagiannidis.

Cili ka vendosur per ta? Cfare po ndodh me ta mbi te gjitha? Drejtuesit zikalter me sa duket kane deshtuar keqazi. Por le ti marim me radhe situatat e tyre.

ZGJEDHJE TE GABUARA – Rastet me emblematike kane te bejne me tre yje te se ardhmes te lindur ne vitin 2002 qe kane qene vitin e kaluar ne skuadren e pare te Interit.

I pari eshte Sebastiano Esposito, i dyti Lorenzo Pirola dhe i treti, Lucien Agoume. I pari eshte huazuar tek Spal dhe ka luajtur disa copeza loje duke shenuar vetem nje gol ne kampionat.

Por ai ne shtate ndeshjet e fundit ka luajtur me pak se 30 minuta ne total ndersa ne tre ndeshjet e fundit, nuk ka luajtur as edhe nje minute te vetme. Por me e veshtire akoma situata e Pirola.

Zgjedhja per tu larguar te Monza, nje skuader qe kishte kater mbrojtesa teper te forte per Serie B (Bettella, Paletta, Bellusci dhe Scaglia) u duk e gabuar qe ne fillim.

Por numrat e kane konfirmuar kete gje. Per Pirola vetem nje ndeshje ne kampionat dhe 33 minuta te luajtura per te.

Nderkohe, situate pothuajse identike edhe ne Serie A per mesfushorin francez, qe me Spezian ka luajtur 3 ndeshje ne kampionat ku 2 prej te cilave kane qene si titullar.

Zgjedhje keto qe deri me tani mund te konsiderohen si katastrofale per lojtaret e rinj. 

Por akoma me kontravers situata qe ka te beje me Georgios Vagiannidis: mbrojtesi grek qe eshte lindur ne 2001 dhe qe ka ardhur me parameter zero nga Panathinaikos eshte huazuar te belget e Sint-Truiden.

Kjo eshte nje skuader ku luan edhe nje i ri tjeter i Interit, argjentinasi Facundo Colidio: deri me tani greku nuk ka luajtur as edhe nje ndeshje te vetme. Por ka edhe me shume se kaq.

Nuk eshte ceshtje minutazhi, por ai kurre nuk ka qene as ne pankine. Nje mister i vertete. Nderkohe, shume pak fat edhe per Brazao.

Portieri brazilian pas nej sezoni te kaluar tek Albacete, eshte huazuar perseri ne Segunda Division, por kesaj radhe te Oviedo.

Vetem tre ndeshje per te me shtate gola te pesuar dhe shume kritika te marra.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.