Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

577 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Politano-Inter, ja te gjitha detajet e kontrates se sulmuesit italian: kohezgjatja dhe rroga!

FcIN – Politano-Inter, ja te gjitha detajet e kontrates se sulmuesit italian: kohezgjatja dhe rroga!
Inter Club Staff

Me dakordesine e Jens Odgaard per kalimin tek Sassuolo u zhbllokua totalisht tratativa qe do te sjelle Matteo Politanon tek Interi.

Gjate dites se sotme, eksperti i njohur i merkatos Alfredo Pedulla ka zbuluar te gjitha detajet rreth kesaj marreveshje.

Ne pritje te zyrtarizimit nderkohe ndermjet dy klubeve, Matteo Politano, ka gjetur dakordesine e tij per sa i perket kontrates me Interin ashtu si eshte konfirmuar edhe dje nga agjenti i tij Davide Lippi.

Sulmuesi me origjine nga Roma do te firmose keshtu nje nje kontrate katervjecare me 2 milione euro ne sezon, por ne realitet, sipas asaj qe thote Pedulla dhe FcInterNews, 1,7 milione do te jete rroga fikse e lojtarit, ndersa 300 mije euro do te jene bonuse lehtesisht te arritshem dhe keshtu lojtari do te arrije shifren 2 milione euro pa problem ne fund te cdo sezoni.

Nuk eshte nje shifer shume e larte duke pare rrogat e lojtareve ne keto kohera, por eshte nje rroge e rritur nese e krahasojme me 1 milione e 200 mije eurot qe lojtari fitonte ne sezon bashke me bonuse tek skuadra e Sassuolos.

Ne keto minuta behet me dije se lojtari po udheton nga Los Angeles drejt Milanos.

Gjithashtu, sipas Sky Sport, Politano pritet te zhvilloje vizitat mjekesore po gjate dites se sotme!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.