Eksperti i njohur i futbollit italian eshte i sigurt: “Ja ku ndryshon Interi i Inzaghit me Interin e Contes: kur ai…”
Per Sky Sport, eksperti dhe fazetari i njohur i Serie A, Sandro Piccinini ka folur per Interin e Simone Inzaghit dhe garen per Scudetto.
E vecanta e fjaleve te tij qendron te fakti se ai ka bere edhe nje krahasim me Interin e Contes duke percaktuar keshtu ndryshimin kryesor.
“Inter ne kete moment qe po flasim, ka nje kualitet me te madh se Milani ne pergjithesi por jemi aty-aty ne kete moment.”
“Mbase Milani ka pak me shume entuziazem, nuk e di. Do te jete nje duel i bukur deri ne fund fare. Per kete jam i bindur.”
“Mbase Inzaghi tek Interi eshte vene ne prove dhe me kurajo ja ka dale por ai mbase nuk e dinte edhe vete qe kishte kete nivel qe ka sot.”
“Tek Lazio eshte rritur, ka kaluar nga lojtaret e rinj, ka bere rruge. Ka ardhur momenti i duhur per tu matur ne keto nivele dhe per obejktiva te medha.”
“Ai ka nje merite te madhe per faktin se ka percaktuar nje ide te re loje, idene e tij. Interi ka ndryshuar shume me te ne krahasim me Conten.”
“Ai ka marre lojtaret qe i duheshin per te luajtur ndryshe nga Conte. Ka marre masat sepse donte te propozonte nje futboll te ri: te bukur, sulmues, fitues.”
“Nuk ka menduar te mirembaje Interin e Contes. Ka vene vulen e tij. Interi eshte e bukur per tu pare, pa i hequr asgje Contes. Por mbase ky eshte ndryshimi me i madh me Interin e tij.”
“Nuk e kam mbeshtetur kurre mendimin se Interi me te luante keq, por tani ka nje mentalitet ndryshe si skuader.”
“Eshte frut i fitores ne vitin e kaluar, por Inzaghi ka dhene ndihmen e tij per kete.”