Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,197 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE LAJMI: “Gjithcka e vertete per Lukaku: ja cfare po ndodh. Ai ka gati nje super gjest dashurie vetem per…”

INTER, CFARE LAJMI: “Gjithcka e vertete per Lukaku: ja cfare po ndodh. Ai ka gati nje super gjest dashurie vetem per…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport insiston: Romelu Lukaku deshiron Interin me cdo kusht ne merkaton e ardhshme te veres.

Sipas tyre, ai po ben gjithcka per tu kthyer ne Milano pas disa muajsh dhe e ka filluar cdo gje me kontaktet me Interin.

Shume mesazhe, telefonata, chat por edhe videochat. Pra, Romelu po i provon te gjitha vetem e vetem te rikthehet.

Ky eshte lajmi qe ne Appiano qarkullon dhe me sa duket pikerisht ne Appiano do te ishin te gjithe te gatshem ta mireprisnin belgun.

Ai ka lene kujtime shume te mira brenda fushes, me shoket e skuadres, por edhe jashte saj, me stafin. Kjo ka ndodhur edhe pse eshte larguar ne menyren jo te duhur.

Kontaktet jane te shpeshta nderkohe dhe mbi te gjitha me drejtuesit e Interit qe tani, ne ndryshim me disa muaj me pare, nuk e shohin me te pamundur nje rikthim te Big Rom.

Topi kalon te Chelsea: marreveshja eshte e mundur ne rast se hapet mundesia e nje huazimi me pagese te belgut.

Skema eshte e qarte dhe vlen edhe per Dybala: te fitohet nga disa shitje dhe me pas te investohen keto para te kampione te bere tashme duke mos paguar shuma te medha per kartonin.

Ata qe po shtyjne per kete marreveshje qe te konkretizohet nderkohe jane edhe pjestaret e stafit te Belgjikes.

Te gjithe jane te shqetesuar per momentin qe po kalon Lukaku qe gjate kohes tek Interi edhe me Belgjiken ishte i papermbajtshem.

Belgjika deshiron te kete nje sulmues ne gjendje te luaje ndeshje me nje ritem te larte ne Katar dhe per kete ata kane keshilluar Lukakun te rikthehet ne Milano.

Nderkohe, Big Rom, vetem e vetem qe te veshe fanellen e Interit do te ishte gati te ulte ndjeshem pagen e tij ne Londer.

“Aktualisht ai merr 12,5 milione euro ne vit, por do te ishte e nevojshme dhe strategjike (sidomos per tifozet..) qe ai te bente nje gjest dashurie per Interin.”

“Lojtari duket gati te vije ne Milano me 7,5 milione euro page ne sezon qe eshte shume afer pages se vjeter milaneze te tij.”

“I bie qe te heqe dore nga rreth 5 milione euro ne nje sezon te vetem. E gjitha kjo per tu rikthyer ne qytetin ku u ndje i dashuruar vertete nga klubi dhe tifozet.”

“Do te ndodhe? Duket e veshtire por nuk duket me e pamundur si ne fillim te kesaj historie ku shumica tregonin “pse nuk mund te behet dot”.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.