Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,299 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE LAJMI NGA ANGLIA – “Pas huazimit te Lukaku fshihet nje klauzole sekrete? Klubet kane rene dakord edhe per…”

INTER, CFARE LAJMI NGA ANGLIA – “Pas huazimit te Lukaku fshihet nje klauzole sekrete? Klubet kane rene dakord edhe per…”
Inter Club Staff

Dita e djeshme me sa duket ka dale ashtu si pritej: ka qene dita decizive per kalimin e Romelu Lukaku tek Inter.

Nderkohe, dita e sotme eshte e mbushur plot me prapaskena dhe tregime nga dita e djeshme ku gjithcka eshte bere realitet.

Kesaj radhe ka qene radha e mediave ne Angli, te cilat kane treguar edhe disa detaje te rendesishme rreth ketij transferimi.

“Per Chelsean, Lukaku do te sjelle 8 milione euro dhe nje page qe do te paguhet nga ana e Interit edhe pse do te jete 35% me e ulet.”

“Por me shume, ikja e Lukaku eshte nje lajm i mire per Tuchel qe e ka pasur shume te veshtire ta menaxhoje belgun.”

“Ne diten e djeshme, avokati i Interit, Capellini, dhe avokati i Lukakut, Ledure, kane diskutaur gjate dhe kane bere gati edhe kontratat.”

“Vizitat mjekesore jane fiksuar per javen tjeter, atehere kur Big Rom do te kthehet nga pushimet dhe do te fluturoje ne Milano.”

“Lukaku do te marre rreth 8 milione euro ne Milano bashke me bonuse, nje page qe ishte parashikuar qe ai te merrte nese do kishte qendruar ne vitin e trete tek Interi.”

“Keshtu, Big Rom do te kthehet mbrapa ne kohe njesoj si te kishte perdorur nje makine kohe per at bere kete gje.”

“Gjithcka e ka ndihmuar deshira e tij e madhe per te ardhur perseri ne Milano, aq sa ka hequr dore prej rreth 6,5-7 milione eurove ne sezon te Chelsea.”

“Por kujdes, sepse ka edhe me shume. Ne kete huazim 12 mujor me te gjitha gjasat eshte perfshire edhe nje klauzole sekrete dhe nje marreveshje verbale ndermjet klubeve.”

“Chelsea nuk deshiron qe ta marre me mbrapsht Lukaku dhe per shkak se FIFA nuk i lejon me huazimet dy vjecare, klubet ne nje fare menyre kane rene dakord qe ky huazim te shtyhet edhe sezonin e ardhshem.”

“Me pas, vetem ne 2024 (ne vere), atehere Lukaku mund te kaloje tek Interi ne menyre perfundimtare dhe cmimi ne ate kohe do te jete per tu diskutuar perseri.”

“Ne kete mes ka qene shume e rendesishme edhe prezenca ne negociata e Roc Nation, kompania qe menaxhon imazhin e Lukaku.”

“Presidenti, Michael Yormark, ka folur direkt me Presidentin e Chelsea, Boehly, sepse jane miq te vjeter dhe gjithcka ka bere qe Lukaku te merrte ate qe donte.”

“Por pas 12 muajsh do te jemi ketu dhe Lukaku do te qendroje tek Inter edhe 12 muaj te tjere te pakten. Nje rikthim te Chelsea nuk eshte aspak ne horizon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.