Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

368 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare ndodh nese nuk luan Brozovic neser? “Nese jo, atehere Inzaghi mund te arrije deri aty sa…”

Inter, cfare ndodh nese nuk luan Brozovic neser? “Nese jo, atehere Inzaghi mund te arrije deri aty sa…”
Inter Club Staff

Marcelo Brozovic eshte stervitur perseri menjane nga skuadra edhe ne stervitjen e djeshme, dite e enjte.

Nese ai nuk do ja dale dot te bashkohet me shoket, atehere eshte e sigurt mungesa ne Inter-Fiorentina qe do te luhet neser ne oren 18.00.

Kjo do te thote se Inzaghi do te duhet te gjeje nje mundesi tjeter, nje zgjidhje qe Inter te mos e vuaje shume mungesen e tij.

Por duke qene se kroati eshte shume thelbesor, Interi pa te ne fushe humbet shume ekuilibra. Skuadra e Inzaghit ne kete moment nuk ka shume alternativa.

Por le te marrim me radhe lojtaret qe mund te zevendesojne lojtarin kroat ne fushen e lojes dhe karakteristikat e tyre.

VECINO – Ne koherat e ndeshjes ndaj Empolit ne Kupen e Italise por edhe ndaj Torinos jave ne kaluar, tekniku e ka besuar tek ai kete rol.

Por ai eshte cdo gje tjeter, vetem nej zevendes i Brozos jo. Ka nje hap tjeter nga kroati dhe normalisht nje saktesi me te vogel.

Ai ka me shume fizik, por nuk eshte se ka qene ne forme ne ndeshjet e fundit. Eshte nje lojtar qe rrezikon te futet ne veshtiresi te medha nese ritmet e lojes rriten shume.

BARELLA – Per intensitet loje, eshte zevendesi me i mire ne krahasim me origjinalin. Duke qene se eshte nje mesfushor qe luan ne cdo rol, Inzaghi nese do te kishte nje Barella tjeter, do e spostonte aty.

Por duke e cuar Barella te vendi i Brozos, ai le bosh edhe nje rol tjeter ne mesfushe si ndaj Sassuolos. Kjo nuk duhet,

Nje Barella te dyte nuk ka dhe keshtu Inzaghi nuk eshte se e ka me sy te mire spostimin e tij ne pozicionin e Brozovic sepse nga nje problem mund te kaloje me dy te tille.

GAGLIARDINI – Ai ndaj Empolit luajti ne ate pozicion, por nuk i ka cilesite per ta bere. Eshte nje nga lojtaret me pak regjizore ne skuader.

Gjithesesi, karakteristikat e tij jane me te aferta me Vecinon dhe nuk eshte se ka ndonje vizion loje te madh.

VIDAL – Kiliani me Barella eshte lojtari qe afrohet me shume me tekniken dhe kuptimin e lojes. Por nuk ka me intensitetin e nje kohe.

Vidal tani eshte me i avashte, pret momentin e duhur per te vrapuar. Ka pasur disa ulje e ngritje ne kete nje sezon e gjysem.

Gjithesesi, nese ai nuk do te jete i denuar ne ndeshjen e neserme per ate interviste, mbase nje aktivizim nga minuta e pare nuk do te ishte i gabuar.

CALHANOGLU – Nuk eshte provuar kurre ne pozicionin e Brozos. A eshte momenti per eksperimente? Ndoshta jo.

Me siguri Interi do te humbiste dicka perpara pa te, por nderkohe do te fitonte kembe me te edukuara prapa.

PO SIKUR TE NDRYSHOHET MODULI? – Mbase do te ishte zgjedhja me e duhur duke qene se nje zevendes per Borzon nuk ka.

Ne fundet e ndeshjes Inzaghi ka futur gjthmone nje trekuartist ose sulmues kur ka pasur nevoje per rezultat. Po sikur te ndodhe nga minuta e pare kjo gje?

Mbase nje Sanchez pas shpines se dy sulmuesve ose nje Correa do tei shte nje zgjedhje e rrezikshme, por e duhura.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.