Inter, cfare po ndodh? “Marotta ja ka dale te siguroje kartonin falas, huazimin dhe asnje detyrim blerje, por nuk…”
Inter ne kete moment duket e ndalur, dhe sikur ka marre pak kohe per te vendosur se ku do e beje levizjen e saj ne mbrojtje.
Per kete eshte ne pune edhe Beppe Marotta, qe po eksploron bashke me Ausilion mundesite me te mira qe kane ne kete moment.
Por dicka e cuditshme po ndodh: deri me tani, Marotta ka arritur te siguroje kartonin falas per Acerbin, huazimin e tij dhe asnje detyrim blerje nga Lazio.
Po edhe pse kemi arritur deri ne kete pike me Acerbin, dhe pasi Pastorello ishte ne seline e Interit dje, askush nuk e thote fjalen e fundit.
“Pse po ndodh kjo? Eshte e thjeshte: Inter nuk ka vendosur akoma perfundimisht se cilin lojtar do te marre ne Milano”.
“Acerbi do te ishte tashme ne Milano nese Inter do te kishte thene po, sepse ai ka rene dakord te humbase edhe dy paga prej 400 mije eurosh me Lazion”.
“Por Marotta nuk eshte aspak i bindur per Acerbin. Per kete arsye, ai po tenton te marre ne Milano Chalobah nga Chelsea”.
“Inter duket se Acerbin do e quaje nje opsion te vlefshem vetem kur mund te mos kete cfare te beje per Chalobah dhe Akanji. Vetem atehere. Deri atehere, Acerbi duhet te prese…”