Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 12, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh me Hakimin? “Zerat nuk ndalen: ka nje arsye madhore pse Achraf po kerkon te rikthehet”.

Inter, cfare po ndodh me Hakimin? “Zerat nuk ndalen: ka nje arsye madhore pse Achraf po kerkon te rikthehet”.
Inter Club Staff

Edhe pse nje jave e re sapo ka filluar, duket se ne Itali dhe jo vetem, ka ende zera qe flasin per nje kalim te Achraf Hakimi tek Inter.

Pas bombes se leshuar ne jave ne kaluar nga Corriere dello Sport, sot e njejta e perditshme tenton te rrise dozen e ketyre zerave.

Ja cfare shkruajne ata: “Sot per sot, edhe pse mund te duket e pamundur, ne merkato asgje nuk eshte e tille”.

“Te gjithe e mbajme mend se si te gjithe bashke kemi qene ne nje mendim: Lukaku tek Inter nuk ka logjike, nuk behet”.

“Dhe ja ku jemi sot, Lukaku ndodhet tek Inter edhe pse Chelsea pagoi per te 115 milione euro vetem nje vere me pare”.

“Prandaj, ne merkato kurre mos thuaj kurre. Sidomos kur Achraf Hakimi e ka rritur dozen e daljeve te tij publike duke treguar dashurone per Interin”.

“Por ne mes te ketyre zerave, ka nje arsye madhore pse Achraf po kerkon te rikthehet tek ish-skuadra e tij”.

“Me sa duket, familja e tij nuk eshte pershtatur plotesisht e Parisin dhe sidomos gruas se tij i mungon teper Milano dhe atmosfera familjare qe ka pasur Inter. Ajo dhe Achraf ne kohen e Interit eshte shoqeruar shume me bashkeshortet e lojtareve te tjere te Interit, duke qene shpesh here bashke edhe pertej futbollit”.

“Nderkohe, nga ana tjeter, vete Hakimi ka nje nostalgji te pamase per ate kohe. Ai po shpreson, por nga ana tjeter, cfare i ndal tifozet te shpresojne gjithashtu per nje rikthim ne Milano? Edhe Lukaku dukej i pamundur, apo jo?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.