Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

416 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po punon Raiola prapa kraheve per De Vrij? “Ne oret e fundit jane zbuluar kontakte me plot…”

Inter, cfare po punon Raiola prapa kraheve per De Vrij? “Ne oret e fundit jane zbuluar kontakte me plot…”
Inter Club Staff

Piero Ausilio, ne nje interviste te koheve te fundit per Sky Sport, ka treguar se rinovimi i Stefan De Vrij, qe ka kontrate deri ne 2023, nuk eshte nje prioritet per Interin.

Ky ka qene nje mesazh i qarte edhe per lojtaret e tjere, sepse Interi prioritet ka per lojtaret qe kane skadencen ne 2022.

Por duket se Raiola, agjenti i De Vrij po punon shume prapa kraheve te klubit per te siguruar per lojtarin nje kontrate te fundit te madhe.

De Vrij qe shume shpejt do te mbushe 30 vjec, ne 2023 do te jete ne skadence kontrate me Interin dhe mbase nje kalim ne Premier League do te ishte hapi i duhur ne karrieren e tij nga ana ekonomike sipas asaj qe thote Raiola.

Pak kohe me perpara, verbalisht ishte rene dakord per nje kontrate te re me Interin deri ne 2025 per 4,5 milione euro ne sezon.

Por qe prej asaj kohe, nuk u be asgje ne kete drejtim dhe per sa i perket De Vrij, sot tek Inter githcka eshte e ndalur.

Nga ana e Interit e ndalur, sepse Raiola nuk ndalet se ofruari lojtarin ne Premier League. Me sa duket, Raiola ka kontaktuar Tottenham dhe Newcastle, te cileve i ka ofruar lojtarin por ne kembim ka kerkuar komision te larte dhe nje page te majme.

Ne oret e fundit jane zbuluar keto kontakte nga ana e Calciomercato.com, e cila tregon se Raiola deshiron te largoje De Vrij nga Milano qe ne kete vere, pa pritur 2023.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.