Inter, cfare prapaskene nga Anglia: “Gati sulmi per lojtarin qe luan ne Premier League: ne skadence ne 2023. Behet fjale per…”
Me sa duket ka nje prapaskene teper te madhe per sa i perket udhetimit te Piero Ausilio ne Angli disa jave me pare.
Ai ka qene ne Londer por sipas La Gazzetta dello Sport, ne fakt ne Angli, drejtori sportiv i Interit eshte informuar per nje lojtar ne vecanti qe luan ne Premier League.
“Mund te duket e papritur, por Ausilio ka kerkuar informacione te rendesishme per Caglar Soyuncu, mbrojtesin e Leicester.”
“Ky eshte nje lojtar qe Ausilio e ka ndjekur disa here duke derguar edhe vezhgues nga Interi dhe me sa duket kontrata e tij e afron shume me Interin.”
“Pse? Sepse lojtari eshte ne kontrate me Leicester deri ne qershor te 2023 dhe qe e ben ate nje parameter zero ne fund te sezonit tjeter.”
“Nese largohet Skriniar, atehere mbrojtesat qe do te bleje Interi jane dy. Bremer eshte objektivi i pare: i shpejte, i fuqishem dhe shume i mire taktikisht.”
“Nderkohe, i dyti eshte i gjithi per tu vendosur: nga njera ane eshte Milenkovic i Fiorentines, qe ka gjithashtu nje kontrate deri ne veren e 2023.”
“Por ne oret e fundit shanset per Caglar Soyuncu jane rritur shume. Ai do te donte shume nje eksperience ne Itali tek Inter, por shume do te varet nga shifra qe Leicester do te kerkoje. Por kontrata ne skadence ne fund te sezonit luan ne favor te Interit.”