INTER, CFARE PRAPASKENE: “MD publikon fotot e pa publikuara me pare kur Lautaro firmos me Atletico Madrid: behet fjale per…”
Ndonjehere fati eshte i cuditshem. Sidomos ne futboll. Keshtu ka qene edhe per Latuaro Martinez por edhe per Interin dhe Atletico Madrid.
Qe Lautaro Martinez eshte kerkuar nga gjysma e Europes perpara se te vinte ne Europe, ky eshte nje fakt i njohur tashme.
Por duket se fiks nje sezon perpara se Lautaro Martinez te firmoste me Interin, ai ka qene vertete 99% nje lojtar i Atletico Madrid.
Kete gje e ka zbuluar diten e sotme Mundo Deportivo, duke publikuar disa foto te pa dala me pare per publikun.
“Ne keto foto mund te shihet fare mire Lautaro Martinez qe i ka thene ‘PO’ Atletico Madrid dhe ka firmosur madje nje kontrate me ta.”
“Eshte vendimi qe kishte marre Lautaro ne ate kohe, ishte viti 2017 dhe agjenti i El Toro ne ate kohe kishte rene dakord me Atleticon.”
“Lojtari kishte firmosur kontraten, kishte bere disa foto te rastit, por nderkohe, kishte bere edhe vizitat mjekesore.”
“Ne ate kohe agjenti i kishte thene Atleticos se ishte gjithcka 99% e bere por me pas, ne veren kur duhet te transferohej ne Madrid, ne loje u fut Inter, i beri nje oferte Lautaros dhe Diego Milito me Javier Zanettin bene punen e mbetur.”
“Ne fund lojtari zgjodhi Inter dhe pjesa e mbetur eshte histori tashme.”