Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE REAGIMI! Gazzetta nuk u beson syve: “Dje eshte pare dicka qe mungonte qe prej…”

INTER, CFARE REAGIMI! Gazzetta nuk u beson syve: “Dje eshte pare dicka qe mungonte qe prej…”
Inter Club Staff

“Kane kaluar mbase ditet me te gjata, me intensive dhe me ‘kontraverse’ te Simone Inzaghit si tranjer i Interit”.

“Me nje fitore shume te vuajtur, por po aq fisnike dhe te embel, Simone ka dale nga kendi i erresires ku kishte futur veten prej disa javesh”.

“Drita ne fund te tunelit nese e kerkon nuk eshte kaq shume larg ne fund te fundit, dhe tekniku interist e ka kuptuar vetem diten e djeshme”.

Keshtu hapet artikulli i La Gazzetta dello Sport, e cila vazhdon me pas edhe me zerat per shkarkimin e tij qe e kane shqetesuar jo pak.

“Deri me dje, ne veshet e Simone Inzaghi nuk kane peshuar shume zerat per nje largim te mundshem nga Inter”.

“Por duket se nje ultimatum qe kishte filluar te qarkullonte se ai mund te largohej ne rast te nje hapi fals me Barcelonen, ka pasur efekt te kundert”.

“Pikerisht atehere kur Inter dukej se nuk mund te reagonte me, ka bere nje nga reagimet me te bukura ne vitet e fundit”.

“Ka qene nje gol i mrekullueshem i Calhanoglu qe ishte regjist i takimit per nje ndeshje dhe qe ka bere nje ndeshje te madhe per 100 minuta”.

Image

“Ai ka treguar se di te beje gol, te luaje ne vend te Brozovic por ne fund te fundit, edhe te mbroje me disa aftesi teknike te mira”.

“Inzaghi keshtu ka nxjere koken jashte nga uji, ka hapur syte dhe ka pare ate qe i mungonte: Interin e tij, ate qe beri cudira vitin e kaluar”.

“Nje krijese e cuditshme, e padeshifrueshme, e cmendur qe ne themelim”, vazhdon me tej La Gazzetta dello Sport.

“Nuk ka qene e bukura ajo qe sjell ne kete moment fitoren, por ka qene aplikimi dhe perulesia e lojtareve te Interit”.

Image

“Deri diten e djeshme, edhe pse ka pasur histeri koletive, Inzaghi eshte munduar qe te ruaje qetesine dhe te flase gjithmone ate qe mendonte”.

“Por deri ne ndeshjen me Romen, Inter duket sikur kishte nje mur te larte graniti perpara qe nuk po e kalonte dot nga ana mentale”.

“E nderkohe, dje ka gjetur nje mur tjeter te larte graniti, por behet fjale per mbrojtjen e Interit, qe ka anulluar Lewandowskin me shoke”.

“Te gjithe qe kishin ngritur duart per te kontestuar, dje i kane mbajtur ne ajer per te duartrokitur sepse populli interist e vlereson perulesine dhe sakrificen. Dje ka pasur shume”.

“E jane pikerisht keto dy gjera qe i kane munguar Interit prej nje sezoni dhe qe tashme duket sikur men e fund i ka rigjetur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.