Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

954 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja kush eshte revolucioni i pare dhe i madh i Beppe Marottes

Inter, ja kush eshte revolucioni i pare dhe i madh i Beppe Marottes
Inter Club Staff

Interesi shume i larte i Interit per Cristiano Biraghi eshte per tu lexuar sake e nuk eshte thjesht dicka per tu nenvleresuar. 

Gjithcka nis nga larg, sipas asaj qe thote Tuttosport, dhe gjithcka lind nga ideja e revolucionit interist te nisur nga Beppe Marotta.

Drejtuesi zikalter ne fakt eshte i bindur se italianizimi i skuadres do te sjelle shume ekuilibra dhe shume gjera te mira per Interin. Kush me mire se nje futbollist italian e di madheshtine e nje klubi si Interi ne Itali?

Prandaj gjithcka ka nisur me ardhjen e Contes dhe kjo gje ka ndodhur edhe me pare tek Juventusi: kur Marotta shkoi atje, ai arriti te ndertonte nje shtylle kurrizore me italiane si Buffon, Del Piero, Chiellini, Bonucci dhe Marchisio.

E njejta gje po tentohet te behet edhe tek Interi. Ai deshiron qe e njejta rruge te ndiqet ne Milano: prandaj Sensi dhe Barella kane qene dy nga te paret. Pastaj eshte konfirmuar edhe Bastoni ne skuadren e pare si dhe perfshirja e Espositos nuk eshte e rastesishme.

Por te mos harrojme se bashke me lojtaret e tjere, Interi do te kete plot dymbjedhjete lojtare autoktone ne skuader: Padelli, Berni, Ranocchia, Bastoni, D’Ambrosio, Gagliardini, Barella, Sensi, Candreva, Politano dhe Esposito (Dimarco, sot ne skuader por mund te largohet mbase nese vjen Biraghi).

Ky eshte nje numer qe te dergon prapa ne sezoni 2000-2001 ku ne Appiano ishin Di Biagio, Vieri, Cirillo, Ferrari, Serena, Brocchi, Macellari, Ballotta, Ferrante, Pirlo, Robbiati dhe Colombo.

Por ne ate skuader, titullare fiks ishin vetem Di Biagio dhe Vieri. Me Cirillo-Ferrari qe luanin per nje vend titullari ne mbrojtje. Por te mos harrojme edhe Interin e drejtuar nga Hector Cuper qe ka pasur ne 2002-2003 plot njembedhjete lojtare italiane ne dispozicion. Interi i Hombre vertical arriti te shkone deri ne gjysmefinalen e Champions League dhe u rendit e dyta ne kampionat.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.