Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

606 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare thesari ne shtepi: “Djali i Stankovic po cmend Europen: ne Hollande kane filluar ta quajne si…”

Inter, cfare thesari ne shtepi: “Djali i Stankovic po cmend Europen: ne Hollande kane filluar ta quajne si…”
Inter Club Staff

Me te vertete nje sezon fantastik per djalin e Dejan Stankovic, Filip Stankovic ne hollande ku ai eshte huazuar nga Interi.

Ne fakt jave pas jave nuk ndalen komplimentat per te nga mediat vendase por edhe nga klubi i tij dhe tifozet.

Pse? Deri me tani ai ka mbajtur ne 8 ndeshje porten e paprekur ne 17 ndeshje te Eerste Divisie (kategoria e dyte hollandeze).

Portieri i lindur ne vitin 2002 ka rene ne sy me sjelljen e tij prej profesionisti edhe pse eshte ne nje moshe teper te re.

Stankovic jr., altro rigore parato: "In Italia mi chiamano il penalty killer"

Rendimenti i tij ka qene shume i larte dhe deri me tani ne 17 ndeshje ai nuk ka bere asnje gabim ne porte edhe pse eshte sezoni i tij i pare mes profesionisteve.

Madje vetem dy dite me pare ai ka pritur nje penallti ne minuten e 85 ndaj AZ duke i dhene mundesi skuadres se Volendam te merrte ne shtepi tre piket sepse ndeshja deri ne ate moment ishte 2-1.

Kjo gje i ka dhene mundesi skuadres se Stankovic qe te marre rezultatin e 14 radhazi pozitiv me 9 fitore dhe 5 barazime.

“Nuk duhet te kemi frike. Une ate penallti e dija qe do e kapja qe pa u gjuajtur ende. Kisha besim. Ne Itali kam pritur kater penallti sezonin e shkuar.”

Nderkohe, ne Hollande shume skuadra kane filluar te interesohen per Filip Stankovic ku duket se ne kete shtet ka marre nje epitet te ri: ai ka filluar te quhet si penalty-killer (vrasesi i penalltive) per shkak te aftesise e tij per te lexuar kundershtaret dhe per te pritur penalltite.

Inter nderkohe ferkon duart sepse ka nje tjeter diamant ne pronesi dhe pse jo, ne nje te ardhme ai mund te ndjeke gjurmet e babait te tij qe eshte nje legjende e Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.