Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,209 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zarate kujton koherat e Interit: “E mbaj mend si tani kur drejtuesit e Interit tentuan te me genjenin me klauzolen per assist!”

Zarate kujton koherat e Interit: “E mbaj mend si tani kur drejtuesit e Interit tentuan te me genjenin me klauzolen per assist!”
Inter Club Staff

Ai ka qene nje nga lojtaret e shumte qe kane mberritur tek Interi si nje shprese shume e madhe por ne fund jane larguar pas vetem nje sezoni. 

Po flasim per Mauro Zarate, argjentinasin e ardhur tek Interi nga Lazio ne huazim disa vite me pare, por qe asnjehere nuk arriti te ishte ne nivelin e pritshmerive tek Interi.

Ai eshte nje nga ata lojtaret tipik teper te talentuar por qe kurre nuk kane vazhdimesi ne nje kampionat te gjate me 38 ndeshje.

Nje lojtar tipik qe ne nje ndeshje mund te shenoje dy super gola e me pas per disa ndeshje radhazi te zhduket totalisht nga fusha pa lene asnje gjurme.

Por tashme Mauro Zarate e ka lene Serie A pas shpines dhe luan ne vendlindjen e tij Argjentine. Ai ka kujtuar koherat e tij tek Interi dhe ka zbuluar dicka mjaft speciale per ate aventure.

Ne intervisten e dhene per gazeten shume te njohur Clarin, Zarate ka deklaaruar se drejtuesit e Interit ne kohen kur ai u transferua ne Milano kishin dashur ta genjenin (ne menyre figurative) duke i ofruar para ne kembim te assistve.

Si dhe pse? Kjo do te behej ne formen e bonusit per cdo assist te dhene dhe qellimi i gjithe kesaj ishte shnderrimi i nje lojtari egoist (vetjak) si Zarate ne nje lojtar qe punonte edhe per skuadren.

“Interi dhe drejtuesit e asaj kohe deshironin te ma hidhnin, une asnjehere nuk kam fituar asnje klasifikim assist. Gjithmone kam dashur te shenoj shume. E mbaj mend si tani kur tek zikalterit donin qe te me benin te jepja me shume assist dhe me futen ne kontrate nje klauzole ku une paguesha shume mire per cdo assist por ajo klauzole nuk funksionoi kurre.”

“Eshte bukur te ndihmosh shoket te shenojne, por me pelqen goli dhe te shenoj vete me shume. Kur ne futboll duhet te besh gol, mendon pak per te tjeret. Nuk ka justifikime. E fut dhe rrjete dhe boll.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.