Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,187 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Champions po afron por ka tre probleme te medha per zikalterit!

Inter, Champions po afron por ka tre probleme te medha per zikalterit!
Inter Club Staff

Interi rikthehet ne Champions League dhe ne kete moment del ne pah nje detaj per lojtaret e Spallettit qe mund te veshtiresoje rrugetimin e Interit ne kompeticionin me te rendesishem Europian. 

Behet fjale per numrin e paket te lojtareve qe kane luajtur ne Champions League.

Kete detaj e ka nxjere ne pah Tuttosport, e cila shkruan:

“Pervec Nainggolan, lojtare qe kane luajtur te pakten nje ndeshje ne Champions League jane: Asamoah, Miranda, Perisic, Ranocchia, Brozovic dhe Borja Valero por ndeshjet totale te luajtura nga te gjithe ata jane 93, kater me pak ne krahasim me ato qe ka luajtur ne total – sa per te bere nje shembull – kapiten Zanetti qe e ka mbyllur karrieren e tij me 97 ndeshje Championsi te luajtura.”

“Kjo mungese e eksperiences shoqerohet edhe me dy handikape te medha: i pari ka te beje se Interi do e nise rrugetimin e saj nga vazl e katert dhe rrezikon te gjeje perballe kundershtare shume te forte.”

“Ndersa e dyta ka te beje me settlement agreement te firmosur me UEFA-n nga Marco Fassone.”

“Interi do te kete nje liste te reduktuar me 22 lojtaer dhe duke pasur probleme te lidhura me lojtaret qe kane dale nga akademia, do te jete e detyruar te fuse ne liste dy lojtare te rinj pa shume eksperience si Zappa dhe Dekic, por qe Interin nuk mund ta ndihmojne dot ne keto nivele.

I njejti diskutim vlen edhe per blerje te reja qe nuk mund te futen ne lista pa u bere shitje te medha (te kujtojme listen e Europa League ne 2016/17: Jovetic, Kondogbia, Joao Mario e Gabigol).”

“Pra, Interit do i duhet te perballet me mungesen e eksperiences, vazon e katert dhe listen UEFA.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.