Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 11, 2022

Scroll to top

Top

1,015 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte i jep ultimatum klubit dhe ndalon shitjen e nje lojtari ne vecanti: “Eshte i paprekshem. Barca dhe City te shohin diku tjeter.”

Inter, Conte i jep ultimatum klubit dhe ndalon shitjen e nje lojtari ne vecanti: “Eshte i paprekshem. Barca dhe City te shohin diku tjeter.”
Inter Club Staff

Ai eshte nje kolone e vertete e Interit dhe numrat tregojne se eshte nje kampion absolut pervecese eshte nje mbrojes aq i rendesishem per Interin, sa pa te skuadra zikalter nuk luan kurre.

Po flasim per Stefan De Vrij, nje i paprekshem i Antonio Contes dhe numrat jane aty, qe ti japin te drejte tranjerit zikalter.

Keto te dhena jane mahnitese, dhe nga ana tjeter tregojne se sa sezon te madh ka bere hollandezi zikalter.

“…Qe nga sezoni 2016-2017, deri me sot, ai ka shenuar 14 gola, duke u bere keshtu i dyti mbrojtes qe ka shenuar me shume gola ne Top 5 kampionatet europian vetem pas spanjolit te Real Madrid, Sergio Ramos.”

“Duke konsideruar kater sezonet e fundit, De Vrij eshte mbrojtesi i katert qe ka shenuar te pakten dy gola ne Top 5 kampionatet Europian, pas Nathan Ake, Sergio Ramos dhe Leonardo Bonucci.”

“Eshte i pari ne Serie A per precizionin e topave te gjate (89.8 perqind saktesi), por mbi te gjitha eshte i dyti per numrin e pasimeve te gjata pas Bonuccit.”

“Te gjithe keto motive bejne hollandezin nje lojtar totalisht te pashitshem te Interi, me Conten qe i ka dhene ultimatum drejtuesve zikalter: De Vrij nuk preket.”

Pavarsisht se Conte ka vene veton, emri i De Vrij vazhdon te jete ne listen e klubeve me te rendesishem ne Europe si Barcelona dhe Manchester City.

Motiv ky qe ka shtyre Interin qe te marre seriozisht nje rinovim per kontraten e lojtarit dhe nje rritje rroge nga 3,8 milione qe ai merr aktualisht.

De Vrij ne kete moment eshte i lidhur me Interin me nje kontrate deri ne 2023.

Rinovimi i kontrates se tij do te ishte nje menyre per te thene se Interi beson tek ai dhe se ai eshte i paprekshem.

Conte deshiron ta kete me vete per aq kohe sa dp te jete tek Interi. Sipas Contes, Barca dhe City duhet te shohin diku tjeter sepse Stefan De Vrij eshte i paprekshem.

Nderkohe, nje gje e tille nuk mund te thuhet per mbrojtesat e tjere ne skuadren zikalter qe jane ne dyshim te forte.

Vetem Alessandro Bastoni pervec De Vrij eshte i sigurt per qendrimin e tij, sepse Diego Godin ka kohe qe flitet shume ne merkato.

Por kohet e fundit ka filluar shume te perflitet edhe nje largim i mundshem i Milan Skriniar qe nuk ka shkelqyer ne sezonin e tij te pare me Conten.

Ai e ka vuajtur shume pozicionin e tij ne mbrojtjen me tre, nje mbrojtje e re per te qe ka luajtur gjate gjithe karrieres se tij ne nje formacion me kater mbrojtesa.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.