Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

435 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte ka nje mesazh per Agnellin: “Me falni: nuk duhet ti kisha ngritur kishtin e mesit por vetem…”

Inter, Conte ka nje mesazh per Agnellin: “Me falni: nuk duhet ti kisha ngritur kishtin e mesit por vetem…”
Inter Club Staff

Antonio Conte ka folur ashtu si eshte tradite per mediat perpara ndeshjes me Lazion dhe eshte ndalur ne shume tema.

Por kesaj radhe ka bere shume pershtypje se ai e ka nisur konferencen e tij me nje mesazh per ate qe ka ndodhur ne stadiumin e Juventusit vetem pak dite me pare.

Fjala e Contes duket se ka qene edhe nje mesazh i qarte per Andrea Agnellin, me te cilin ka patur nje perplasje jo te bukur ne distance.

Pamjet filmike kane treguar se Conte ka shkuar edhe deri aty sa i ka ngritur gishtin e mesit presidentit te Juventusit pas ofendimeve qe ai ka marre nga drejtuesit bardhezi.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e tij: “Perpar se ta nis kete konference qe duhet te jete vetem per anen futbollistike, per pjesen e te luajturit, mendoj se duhet te ndalem te ajo qe ndodhi te stadiumi i Juventusit. Me duket e detyrueshme.”

“Duke pare edhe mbulimin mediatik qe ka pasur kjo ceshtje. Te verteten e kane pare dhe e kane degjuar te gjithe.”

“Per mua kjo eshte e rendesishme. Por pasi them kete, mendoj se ne jemi persona. Keta persona mund te jene futbolliste, lojtare, drejtues.”

“Por si keta persona, duhet te jemi modele edukative dhe duhet te mbajme mend kete gjithmone sa here bejme nje sjellje.”

“Me vjen keq per ate qe ndodhi, sepse i jam pergjigjur provokimeve dhe ofendimeve ne menyre te gabuar.”

“Mbase duhet te kisha reaguar me mire, jo me ate gisht, por duke ngritur gishtin e madh (si per te thene ok, vazhdoni), por do te nxjerr nje mesim nga ajo qe ka ndodhur.”

“Tani duhet te flasim per futboll, sepse ne aty jemi te perqendruar. Te futbolli i luajtur. Ajo ndaj Lazios do te jete nje ndeshje shume motivuese.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.