Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

552 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte ka vendosur, D’Ambrosio nje titullar i padiskutueshem: ja motivi pse!

Inter, Conte ka vendosur, D’Ambrosio nje titullar i padiskutueshem: ja motivi pse!
Inter Club Staff

Ndryshojne tranjeret, ndryshojne modulet, por Danilo D’Ambrosio eshte gjithmone aty, gjithmone i gjen nje vend vetes. 

Ish-mbrojtesi i Torinos ka fituar nje vend titullari edhe ne kete fillim sezoni zikalter pavarsisht ndryshimit te skemes nga ana e Antonio Contes (kalimi ne mbrojtje me tre).

Por edhe ardhja e nje top playeri tjeter ne ate repart si Diego Godin, duket se nuk i lekund pozitat e Danilo D’Ambrosio.

Tuttosport ka shpjeguar sot motivet se pse Danilo D’Ambrosio do te kete nje pozicion qendror tek Interi kete sezon dhe shpesh here edhe titullar i padiskutueshem.

“Statusi si titullar i Danilo D’Ambrosio nuk eshte vene kurre ne diskutim, por me ndryshimin e sistemit te lojes, ish-granata ne fakt ka ndryshuar edhe ai… chipin e tij.”

“Keshtu, ai eshte zhvendosur ne qendren e djathte te mbrojtjes me tre, ku edhe pse shoke reparti ka Godin, De Vrij dhe Skriniar, mund te vini bast se ne shumicen e ndeshjes do te jete ai titullari.”

“Kjo per nje arsye te thjeshte: Conte ne fakt dashuron te luaje me tre mbrojtes e gjysem dhe duke pasur D’Ambrosion, ai mund te ndryshoje menjehere skemen gjate nje ndeshje ku gjerat nuk po ecin mire ne 4 mbrojtes duke kaluar D’Ambrosion ne te djathte (si mbrojtes krahu) dhe duke kthyer pak Asamoah.”

“Ky eshte nje avantazh shume i madh qe ne skuadren zikalter ta ofron vetem D’Ambrosio, keshtu qe kete sezon eshte me e mundshme qe neper ndeshje te lihen pushim De Vrij, Skriniar apo Godin, se sa Danilo D’Ambrosio.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.