Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

389 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte nuk fshihet! Ai dje i ka shkundur me nje mesazh te forte skuadren: “A keni ndopak deshire…”

Inter, Conte nuk fshihet! Ai dje i ka shkundur me nje mesazh te forte skuadren: “A keni ndopak deshire…”
Inter Club Staff

Ose ja del, ose e thyen, por kesaj radhe eshte hera e se vertetes, hera ku nuk duhet te behen gabime aspak.

Interi nuk ka me zgjedhje dhe deshiron qe ne menyre te detyrueshme te arrije me patjeter tek fitorja kunder Realit te Madridit.

Per te shpresuar ne nje kalim turi, skuadra zikalter duhet qe te pakten te mos humbase ndaj Los Blancos.

Antonio Conte eshte i pari qe duhet te besoje tek nje fitore, ashtu si tregon edhe La Gazzetta dello Sport.

“Antonio nje rruge per tu ndjekur te qarte e ka treguar: ‘Nuk kemi shpetim, eshte nje finale, duhet te kerkojme te fitojme. Na duhen 7 ose 9 pike per tu kualifikuar. Por ndeshja ne Madrid na ka treguar se nese duam, mundemi’.”

Yes we can, e thoshte edhe Barack Obama, Dhe qe prej asaj nate, tre jave me pare, nga aty e ka rinisur rrugetimin e saj Interi.

Te kalohet turni jane menjehere 10 milione euro te pastra per kasat e Interit. Por vlen shume edhe autostima qe do te fitonte Interi per me tej.

Eshte si nje trampoline dhe te degjosh Conten qe thote “…nuk e kemi bere ende saltron e madhe, duhet te marrim pergjegjesite te gjithe: une, lojtaret, klubi. Duhet te shohim gjerat bashke: per tu bere me kompetitive, duhet rritur niveli i perqendrimit, uria, nervi’, eshte nje konfirmim me shume.

Te mos fitohet sot, do te thote se Interi edhe njehere tjeter do i dhuroje nje shije shume te hidhur tifozeve te saj. Por me mire jo, me mire jo sepse per Interin nje ndeshje e tille si sot mund te vleje sezonin edhe per ceshtje motivimi.

Nese do te vihemi ne vendin e Contes, eshte e thjeshte te imagjinojme ate qe ai i ka thene lojtareve
(na e ka thene nje zog ne Appiano): “Fati juaj eshte i gjiti aty, ne ato 90 minuta. Eshte nje nga ato trena qe kalon njehere ne sezon. Ose e kapim, ose mbetemi ne vend. Pra, cfare do te bejme? Doni te ecim perpara apo te mbetemi ne vend?”

E Conte ketu ka te drejte. Interi duhet ta kape me patjeter kete tren.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.