Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

972 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Cfare note horror per Vidal, Lukaku i fikur ndersa Hakimi mbetet nje…

NOTAT – Cfare note horror per Vidal, Lukaku i fikur ndersa Hakimi mbetet nje…
Inter Club Staff

Interi deshton ne ndeshjen e pare te rendesishme te sezonit, ne nje ndeshje ku duhej fitorja por nuk shkon me shume se nje humbje turperuese 0-2.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve.

HANDANOVIC 5,5 – Me pak me shume reaktivitet, do e kishte pritur gjuajtjen e Hazard. Nderkohe, te e djathta qe shkoi te shtylla, pati fat. Per sa i perket te tjerave, asgje me shume.

SKRINIAR 5,5 – Disa gabime teknike ne mbajtjen e topit, ku ndonjehere kishte frike se mos e humbiste.

Por te vjen keq te shikosh lehtesine me te cilen Hazard e kalon te aksioni qe sjell golin me penallti, pikerisht ne zonen e tij.

Nuk e humbet busullen dhe tenton te mos beje me gabime, por ndjesia eshte se nuk ndodhet ne vendin e tij.

DE VRIJ 5,5 – Pavarsisht fazes se mbrojtjes, ai nuk arrin te mbylle gjithmone vrimat qe hapen ne mbrojtje. Vetem nje gabim beri sto nderkohe, kur i jep nje assist me koke Mariano Diaz qe per fat te mire e humb.

Duke pare shperqendrimin e shokeve, i takon qe te dale edhe me top ne kembe. Nderkohe, ai markon ajrin te goli i dyte. Edhe ai jo mire sot.

BASTONI 6 – Edhe pse nuk e shijoi ndihmen e Young ne zonen e tij, e mban kthjelltesine per aq minuta sa ishte ne fushen e lojes.

Ndonje imperfeksioni i vogel, por nderton mire. Per te kaluar ne kater prapa, Conte e nxjer jashte.

NGA MINUTA E 46 DANILO D’AMBROSIO ME NOTEN 5,5 – Futet per te rregulluar sistemin e mbrojtjes, por edhe pershtatet me klimen e zymte te skuadres.

HAKIMI 5 – Per ata qe prisnin nje reaksion pas disa paraqitjeve jo te mira, me sa duket duhet te presin edhe pak.

Edhe njehere i jepet te drejte Zidane qe ka aprovuar shitjen e tij, duke qene se ne fushe ai ben gjera me te panevojshme se sa te nevojshme. Eshte nje mister i madh.

Te goli i dyte arrin shume von te Rodrygo dhe Interi peson golin e 2-0. Se cfare i ka ndodhur, askush nuk e di.

NGA MINUTA E 63 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6 – Futet dhe sjell pak gjalleri ne sulm, por nuk ishte mjaftueshem. Beri maksimumin.

BARELLA 5,5 – Mund te kete qene edhe i pafat, por ate nderhyrje ndaj Nachos mund edhe ta kishte evituar.

Ishte nje kryqezim kembesh i paevitueshem dhe pertej e kishte me qellim apo jo, ishte nje penallti e paster.

Qe aty nis nata jo e zikalterve. Ish-Cagliari provon te reagoje, por Hazard dhe Mendy jane sume per te. Jo mire sot edhe ai.

GAGLIARDINI 5,5 – Modric shpesh here e ben te mos jete aspak rehat. Ritmet e kundershtareve jane me te larta se ato te tijat.

Edhe ai kishte dore ne naten jo te Interit, ku nuk e ndihmoi Vidalin per aq minuta sa ishte ne fushe ne fazen e presingut. Limitet teknike u vune re.

NGA MINUTA E 78′ SENSI – pa vote.

VIDAL 3 – Pasi nuk beri asgje per gjysme ore, i del nje top per barazimin perpara kembeve dhe ai cfare ben? E kthen ne nje karton te kuq dhe jo ne nje gol.

Nese do te kishte gjuajtur menjehere, mbase as nuk do te kishte diskutuar fare me arbitrin. Humbet mendjen dhe con Interin drejt deshtimit.

Pas gabimeve ndaj Borussias dhe ndeshjes se keqe ne Madrid, mund te themi se Championsi me Interin per te ka qene nje enderr e keqe. Nje note dhe nje nate horror per te.

YOUNG 5 – Jo mire as fizikisht por edhe teknikisht. Problemet e dale ne pah ndaj Torinos jane konfirmuar sot me shume.

Carvajal dhe Vazqyez arrijne te dialogojne me thjeshtesi, por ai nuk eshte aspak mire. Anglezi nuk beri asgje sot.

MARTINEZ 5,5 – Kalon me shume kohe qe te kerkoje topa te luajtshem, sepse nuk po i vinte asnje.

Shpesh here i detyruar te luaje me spine nga porta, por kontrollohet shume thjesht nga Varane, i cili perdor fizikun dhe e dergon bosh shpesh here. Prandaj mbase edhe Conte e zevendeson, duke pare se nuk po arrinte do te shprehej.

NGA MINUTA E 46 PERISIC ME NOTEN 5,5 – Ben disa nisje te mira nga e majta, por nuk ja del dot te tregoje vlerat e tij. Kur ai hyri ne fakt, Interi ishte tashme i fikur.

LUKAKU 5,5 – Do donte, por nuk ja doli. Sot nuk mori topa te mire, dhe ato qe i erdhen ne kembe, i erdhen shume larg. Asgje per te bere per te sot. Ishte nje ndeshje e keqe.

NGA MINUTA E 86 CHRISTIAN ERIKSEN – pa vote.

TRANJERI CONTE 4,5 – Ne vigjilje te ndeshjes ai ishte i bindur se skuadra e tij do te bente nje ndeshje te madhe, nderkohe ai shikon nje skuader ne fushen e lojes qe luan me keq se ne pjesen e pare kunder Torinos.

Pa asnje reaksion nervi ne te dyten, por me nje Vidal tmerresisht rende. Nxenesi i tij i preferuar. Skuadra e tij pertej cdo gjeje, duket sikur ka dale nga kontrolli.

Ka shume probleme dhe nuk arrin te shprehet. Duket sikur ka mbetur ne vend. Nje Real me shume mungesa vjen dhe ecen per qef ne Meazza. Champions per Interin, me perjashtim te ndonje mrekullie, mund te quhet i mbyllur.

REAL MADRID: Courtois 6, Carvajal 6,5, Nacho 6,5, Varane 6,5, Mendy 6, Kroos 7, Modric 7, Lucas Vazquez 6,5, Odgaard 6 (dal 58′ Casemiro 6), Hazard 6,5 (dal 78′ Vinicius sv), Mariano Diaz 6 (dal 58′ Rodrygo 7). All. Zidane 7

ARBITRO: TAYLOR 5 – Penalltia per Real ishte, por ajo per Vidal ishte ne limite. Ne pjesen e dyte mungon nje penallti per Interin te rasti i Gagliardinit, por as Var nuk e ndihmon.

Nxjer me te kuq Vidal per protesta, por mund edhe te evitonte nje karton te tille pas 30 mintuash loje. Me vendimet e tija vetem sa shton nervozizmin ne fushe.

ASSISTENTI: Beswick 6 – Nunn 5,5

VAR: Attwell 5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.