Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte shfaqet shume i lumtur: “Eriksen me ne fund kuptoi ate qe doja. Merkato? Ju betohem qe…”

Inter, Conte shfaqet shume i lumtur: “Eriksen me ne fund kuptoi ate qe doja. Merkato? Ju betohem qe…”
Inter Club Staff

Pas barazimit ne stadiumin Maradona, Antonio Conte ka komentuar per Sky Sport ndeshjen e lojtareve te tij ndaj Napolit.

Keto kane qene deklaratat e tranjerit zikalter:

Si mund te perforcohet ky Inter ne merkato? Nje mbrojtes krahu i majte, nje qendror i shpejte dhe nje sulmues tjeter?

“Ne tani duhet te perqendrohemi shume per te tashmen sepse sinqerisht nuk e dime cfare do te ndodhe dhe kush do te jete programi.”

“Ju betohem qe nuk dime asgje. Te flasim per merkaton tani nuk ka kuptim. Jam shume krenar per kete grup. Eshte rritur ne menyre te pabesueshme. Ne situata te tjera kete ndeshje do e kishim humbur edhe pa e merituar.”

“Do e kishim pesuar ne nivel psikologjik. Sot nderkohe eshte pare nje skuader qe e di ate qe ben. Duhet te mbetemi te perqendruar.”

“Eshte shume e rendesishme ajo qe po bejme. Pastaj do te kete kohe per te kuptuar situaten. Sot nuk e dime cfare do te ndodhe.”

I lumtur per pergjigjen qe patet pas golit te pesuar?

“Jane ndeshje te cilat ndoshta do ti kishim humbur ne nje moment tjeter. Do te kishim rene ne toke pas nje goli te atille.”

“Nderkohe skuadra ka reaguar, ka perdorur mjetet e saj, nuk e ka humbur as besimin dhe as busullen ne fushen e lojes.”

“Kishim perballe nje Napoli perfekt, komplet, nje nga skuadrat me te mira te kampionatit.”

“Kane pasur shume demtime, por mbeten nje skuader e forte. Te besh kete ndeshje kur mund te kishim me pak uri se ata per fitoren me ben te lumtur.”

“I shoh gjithmone bashke lojtaret. E kuptojne rendesine e momentit dhe po enderrojne te gjithe. Sot i kemi lene dy pike Milanit por mund te pranohej dicka e tille ne kete turn.”

Cili faktor ka sjelle kete rritje ne mentalitetin e skuadres?

“Une e kam thene gjithmone se sukseset kalonin nga rritja e cdo lojtari individualisht ne shume aspekte.”

“E kjo gje ka ndodhur kete vit e shpesh here e kam thene. Une kam gjetur nje grup te gatshem lojtaresh qe donin te benin mire.”

“Ishin te paret qe donin te futeshin ne loje dhe te luftonin per dicka te madhe. Une i kam perseritur gjithmone: shume mire suksesi personal, por ne fund te karrieres eshte bukur te shikosh ate qe ke fituar. Te fitosh te certifikon.”

Eriksen ka kaluar nga nje problem ne titullar. Cfare te ka bere te ndryshosh mendim per te?

“Mundesia qe te punoja me shume me te dhe te kisha me shume kohe por edhe fakti qe ai kupton tashme qe ne futboll ekzistojne dy faza.”

“Ai ka dashur pak kohe ta kuptoje dhe ne jemi munduar pak me te per ta futur me se miri ne idene tone. Kemi provuar me te edhe si trekuartist.”

“Tani po ben nje futboll te bukur dhe me vazhdueshmeri. Per mua mund te beje akoma edhe me shume se kaq.”

“E di shume mire ai dhe une jam ketu ta them kete gje per te. Po e rrit edhe intensitetin e lojes dhe kjo na ka sjelle te mira te gjitheve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.